SI U BËN SEKRETARESHAT E THAÇIT DHE LIMËS “DEPUTETE TË POPULLIT” DERISA LUFTËTARËT MBETËN RRUGËVE

25/06/2010 09:56

       Nga KUSHTRIM JANINA – marr nga (NË ALBANIAPRESS.COM)         

RIBOTIM

 

Liderët që dolën nga zgjedhjet e dështuara të 17 Nëntorit 2007, të bindur se institucionet e tyre të pakicës janë të përkohshme dhe pa legjitimitetin e shumicës, nga njëra anë po bëjnë përpjekje që të e vazhdojnë ilegalisht mandatin e tyre, nga ana tjetër e kanë filluar fushatën parazgjedhore që të fitojnë sa më shumë votues nëse detyrohen të dalin në zgjedhje të reja!

Çka prodhuan zgjedhjet e Nëntorit 2007 ?

Në një shkrim të para zgjedhjeve të 17 Nëntorit 2007 për zgjedhjen e institucioneve të përkohshme nën sundimin e UNMIK-ut është thanë se “...pasojat e zgjedhjeve do të shihen pas tyre...”! Populli e kuptoi këtë paralajmërim dhe shumica dërmuese e popullit nuk ua dha mandatin institucioneve aktuale sepse nuk doli në zgjedhje. Vet mos dalja në zgjedhje, këto institucione dhe vendimet që ajo i merr i ka bërë jo legjitime edhe për opinionin e brendshëm edhe për opinionin ndërkombëtar. As deklaratat e burokratëve demagog vendor dhe evropian se “... është e drejtë e qytetarëve të dalin apo të mos dalin në zgjedhje...” nuk e ndryshon këtë fakt sepse nëse bojkotimi i zgjedhjeve është e drejtë e shtetasve, atëherë ata rrjedhimisht kanë edhe të drejtën që edhe të mos të i njohin dhe mos ti respektojnë e as zbatojnë edhe vendimet që dalin nga institucione të tilla. Kurë shumica e popullit i bojkoton zgjedhjet atëherë kjo shumicë de fakto dhe de jure ka votuar kundër atyre partive dhe kandidatëve të saj që marrin pjesë në to.

Edhe sikur të dilte shumica dërmuese e zgjedhësve në zgjedhjet e 17 Nëntorit 2007 institucionet e përkohshme që dolën nga to nuk kanë mandatin për të marr vendime të plotfuqishme në as një planë. Këto institucione mund të marrin dhe zbatojnë vendime me karakter të përkohshëm. Vet fakti se të gjitha institucionet e pas vitit 1999 kanë qenë të përkohshme dhe se kanë vepruar nën diktatin e sundimit të UNMIK-ut, të gjitha vendimet e marruara nën trysnin, në këto kushte të diktatit të huaj, janë të diskutueshme e jo legjitime nëse ato vinë në kundërshtim me interesat kombëtare. Kjo vlen edhe për Deklaratën e “pavarësisë” e cila e shpall pavarësinë e pjesërishme formale nga Serbia dhe e miraton varësinë nën sundimin e diktatit të BE, dhuron tokat e Kosovës Maqedonisë e tj.! Kjo vlen edhe për Kushtetutën e Ligjet e Ahtisarit e cila kanë një karakter antikombëtar, antidemokratik dhe amoral (homosek.) të cilat duhet të shërbejnë për bazë të sundimit të ligjeve diskriminuese të miratuara formalisht shpejt e shpejt në parlamentin kuisling. Filluar nga ligji për rikolonizimin e vendit ton me koloni sllave e deri te imponimi i dhunshëm i flamurit, stemës e himnit të BE për Kosovën, me të cilat falsifikohet identiteti kombëtar i vendit ton. Qeveria e përkohshme miraton programe afatgjata për 4 vitet e ardhshme edhe pse kjo qeveri nuk është zgjedh për 4 vite, por vetëm si qeveri e përkohshme deri në zgjedhjet e reja të parapara brenda vitit!

Me 17 Shkurt 2008 u ndryshua statusi administrativ i territorit por statusi i Popullit Shqiptar të Kosovës mbeti i pandryshuar!

Zgjedhjet e 17 Nëntorit 2007 prodhuan institucione të cilat miratuan dhe zbatuan Planin antishqiptar të Ahtisarit me të cilin Populli Shqiptar i Kosovës nuk njihet si Popull dhe as e drejta e ti për të vendos vet për fatin e vet. Ai nuk ka të drejtë në vetëvendosje, ai nuk ka të drejtë as të kërkon bashkimin e territoreve e veta shqiptare që i janë ndarë dhe as bashkimin me shtetin Amë Shqipërinë. Brenda Republikës së Kosovës mund të hyn e te dalin dhe te qëndrojnë administrator-diktator, ushtritë e polici të huaja në kohë të pakufishme! Pra me këto akte miratohen kufijtë që e copëtojnë atdheun ton nga brenda dhe me të njihet pronësia ish republikave jugosllave të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi mbi trojet etnike shqiptare etj. Me këto akte shqiptarëve ju njihen vetëm një pjesë e të drejtave elementare të njeriut si është jeta dhe integriteti fizik. Por asgjë më shumë! Për zbatimin e një politike të tillë antishqiptare në krye të institucioneve u emëruan disa njerëz të korruptuar nga lufta e gjatë ilegale dhe e armatosur me qëllim që të nxitet një luftë e brendshme. Në këto struktura bashkë qeverisnin edhe shërbëtorët e ish regjimit jugosllav që nga Parlamenti e deri te SHPK!

Dihet se Populli Shqiptar i Kosovës ju nënshtrua një sundimi të dhunshëm kolonial nga ana e sllavëve të Ballkanit qe u bë me përkrahjen e Fuqive të vjetra të Evropës dhe Rusisë për më gjatë se një shekull. Ai u nda mes tri ish republikave jugosllave me qellim që të sundohet e të asimilohet me lehtë. Kundër kësaj ndarje nga shteti Amë, kundër kësaj ndarje dhe kundër këtij statusi kolonial Populli Shqiptar i Kosovës nuk e ka pushuar luftën as njëherë që nga kryengritja e Lidhjes së Prizrenit e deri te kryengritja e UÇK. Në përfundim të luftës së UÇK erdhi deri te ndërhyrja e sërishme e Fuqive të vjetra të Evropës dhe me Konferencën e Rambujesë të vitit 1999 kërkesës e shqiptarëve për ndryshimin e statusit të vet nga pakica në popull ju ndryshua karakteri esencial dhe kjo çështje u reduktua në ndryshimin e statusit administrativ të vetëm të ish KSA të Kosovës si territor administrativ i cili formalisht njihet si “shtet” dhe pjesërisht del nga administrimi i Beogradit dhe lehet nën kontrollon e Brukselit. Natyrisht, pran këtij deformimi e minimizimi të zgjedhjes së kësaj çështje, Kosovës ju mohuar edhe e drejta në vetëvendosje. Dihet se pa vetëvendosje nuk mund të ketë kurrfarë pavarësie! Pra, në këtë formë u ndryshua statusi ndërkombëtar administrativ i territorit por statusi i Popullit Shqiptar të Kosovës së tërësishme mbeti i pandryshuar!

Megjithatë nga ana Fuqive të vjetra të Evropës u organizuan disa zgjedhje formale radhazi për të zgjedhur institucione kolaboratore që zbatojnë politikën e diktatit të huaj. Për legjitimimin formal të këtyre strukturave dhe për ti pajisur ato me një autoritet të falsifikuar, qarqet e huaja antishqiptare e organizuar “shpalljen e Pavarësisë dhe njohjen e saj ndërkombëtare” formalisht por pa ndryshuar as gjë praktikisht. Publikisht u tha se kjo “është pavarësi nga Serbia” por në realitet kjo është shpallje e pavarësie edhe nga Populli Shqiptar sepse nuk u pranua statusi i Popullit Shqiptar nga “pakica” në Popull, por ai u njoh vetëm si “komunitet”. Prandaj Kosova njihet jo si një shtet shqiptar por si një shtet “multietnik” i disa “komuniteteve” ku nuk mund të ketë qeveri kombëtare por vetëm një qeverisje diktatoriale multietnike të huaj që caktohet nga BE. Me këto akte BE hapur privilegjon Serbin dhe kolonistët serb në vendin ton në damë të shqiptarëve duke i konsideruar kolonitë tyre si “komunitet etnik”.

Kjo shpallje e “pavarësisë” formale u bë për të evituar shpërthimin e kryengritjes në Kosovë dhe për të e vu sërish popullin në një KOMË pritje se “tani do të bëhet mire”, ndërsa në vazhdim do të zbatohet plani kosmopolitist për shkombëtarizimin e shqiptarëve me forma e metoda moderne.

Fushata para zgjedhore partiake po zhvillohet me buxhetin e Kosovës!

Me që kjo gjendje nuk është e qëndrueshme përgjithmonë strukturat e kolaboratorëve kanë filluar menjëherë fushatën për zgjedhjet e ardhshme dhe ato i shohim edhe publikisht në forma të lloj-llojshme. Duke e pa se LDK është në shpartallim e sipër liderët e partive tjera kanë filluar të vizitojnë varrin e Rugovës me qëllim që të tërheqin sa ma shumë anëtar të LDK në partitë e veta. Për balancim dhe për të marr vota të krahut tjetër ata morrin vendim për sigurimin e disa lehtësimeve për Adem Demaçin i cili edhe pse është autoriteti më i madh kombëtari i të gjithë shqiptarëve në Botë, edhe pse ai duhej të ishte jo vetëm President i Kosovës por edhe President i Shqipërisë ai nuk u thirr për kryerjen e një detyre as si këshilltarë i zakonshëm në presidence apo kryeministri edhe pse dituria e ti është më e madhe se e krejt elitave bashkë në Tiranë, Prishtinë e Shkup! Lehtësimet që ju ofruan Adem Demaçit mbase kanë edhe për qëllim me e ble heshtjen e ti dhe për të shërbyer në drejtim të ndarjes së ti nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ai është anëtari i par i sajë! Deri me tani jo vetëm Adem Demaçi por edhe disa qindra e mira luftëtar të ilegales politike dhe ushtarak të UÇK ku ka edhe ekspert të lamive të ndryshme, mbetën anash dhe të pa aktivizuar e u lan pas dore, shpesh në një gjendje të mjerë sociale, vetëm pse nuk pranuan të hynë parti politike e të bëhen servil të shefave të tyre. Po kështu veprohet edhe me ata qe janë brenda partive e që janë të pa dëgjueshëm! Edhe pse ata kanë merita të luftës ose se lanë vite të tera të jetesë së vet nëpër burgje ose në mërgim, dhanë djersën e gjakun e vet për lirinë e vendit dhe të popullit të vet, por nuk ia arritën as të punësohen në ndonjë punë të thjesht e le më të marrin rrogat e deputetit. Shefat e partive të tilla më shumë u respektuan Fadil Hoxhën, Mahmut Bakallin, Azem Vllasin, Kaqusha Jasharin, Nekibe Kelmendin, Sheremet Ahmetin e instrumentet tjera të regjimit titist se sa luftëtarët e lirisë. U shkua aq larg sa edhe sekretareshat e veta i banë deputete “të popullit” si ndodhi nga ana e krerëve te PDK (Vlora e Selvija)! Nuk është çudi e madhe as kjo kur dihet se Agim Çeku i nxirrte luftëtarët e UÇK nga TMK-ja dhe i zëvendësonte ata me gabel e shkie. Këta lloj liderësh patën para të mjaftueshme me ndërtua pallate për vete por nuk patanin para as për varrezat e Luftëtarëve të Lirisë në Prekaz dhe as për varrezat e Luftëtarëve të Lirisë në Prishtinë. Tani Agim Çeku po bën përpjekje me i tubuar mbeturinat titoiste me një parti me e kthye titizmin në pushtet dhe me bë vërtet Kosovën multietnike si familjen e vet. Ai pretendon të bohet edhe Ministër i Mbrojtjes, pa marr pjesë në luftë fare! Athu me cilat merita duhet që Agim Çeku të zënë vendin e Azem Sylës?

Pra, fushata për zgjedhje të reja ka filluar dhe kjo u pa para do kohe edhe në “Maped Shou” të Qeverisë së Përkohshme” (kukull e Ahtisarit-BE), para RTK, në të njëjtën kohë kur qytetarët po nxirrnin bukën e hudhër në kontejner të mbeturinave për me e mbajt shpirtin gjallë. Kjo po shihet edhe përmes të “sekondë” takimeve me qytetarët dhe përmes të gjesteve tjera propagandistike. Por, në të njëjtën kohë Serbia në Kosovë e “pavarur” po krijon koloni të reja, rrugë të reja, krime të reja dhe zgjedhje te reja. Ndaj këtyre krimeve serbe nuk ka as një masë “të dhunshme”. Por, nuk mungojnë masat e dhunshme ndaj Lëvizjes për Vetëvendosjen e Kosovës. Pas sulmit të bashibozukëve partiak në Mitrovicë ndaj aktivistëve të saj, në Prizren Lëvizjen Vetëvendosje e sulmuan karabinierët e Sheremetit me urdhrin e BOSSIT!

Me 9 Maj 2008 në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje mbajti një demonstratë gjithë popullore kundër zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës dhe kundër UNMIK-BE dhe institucioneve kukulla të tyre që teorikisht e kanë shpall e njoh pavarësinë e Kosovës ndërsa praktikisht në Kosovës, Serbia bën çfarë të do! Lëvizja Vetëvendosje ndoshta gaboi shumë kur i hedhën mbeturinat dhe ujërat e zeza në hapësirën e tyre. Aty ashtu - ashtu ka pas tepër mbeturina! Aksion i qëlluar do të jetë kur nga aty i nxjerr ato mbeturina që po ai zënë frymën këtij vendi e këtij populli!

 

Back

Search site

© 2014 All rights reserved.