UNË I MBETA BESNIK IDEALIT TË UÇK-së PËR NJË SHQIPËRI NATYRALE !

28/06/2010 22:55

 

  Flet ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjeneral Veli Llakaj

 Publikuar më 25 shkurt, 2010 në orën 14:54 (albaniapress.com )    /Intervista/             

UNË I MBETA BESNIK IDEALIT TË UÇK-së

PËR NJË SHQIPËRI NATYRALE !

 Enveri ka pasur 80 përqind gjëra pozitive dhe 20 përqind negative.

Enveri dhe Mehmeti e donin shumë njëri tjetrin, ndarja erdhi për ide të ndryshme ekonomike.

 Ju këto ditë në ambientet e Shtëpisë së Ushtarakëve (SHQUP), festuat 75 vjetorin ku njëkohësisht u promovua dhe monografia juaj “Veli Llakaj Shef i Shtabit midis dy puçeve ushtarake”. Si u ndjetë në këtë ditë?

 Jam ndjerë mjaftë mirë dhe mjaftë i emocionuar. Në këtë ditë pashë se ende shoqëria ruhet mes ish ushtarakëve dhe ideali ynë kombëtar qëndron i brumuar në ndërgjegjen tonë. Ishte një ditë e veçantë për mua aq më tepër kur takova shumë miq të cilët kisha kohë pa i takuar dhe që disa i kam pas bashkëpunëtorë, disa vartës, disa eprorë. U folën shumë fjalë të mira për mua sa ndjeva se s’kam bërë aq sa duhet dhe aq sa më kërkohet të bëjë kur dëgjon fjalë të tilla. Këto fjalë më bën që të ndihem më i përkushtuar për çështjen kombëtare shqiptare.

 Ju keni marrë pjesë dhe në luftën e Kosovës dhe atë të shqiptarëve në Maqedoni. Çfarë konkluzioni keni nxjerrë nga kjo luftë?

 Lufta për çlirimin e Kosovës dhe të pjesës së Maqedonisë është një çështje e vjetër. Kjo çështje duhej të ishte zgjidhur me kohë, për shkak të padrejtësive që i janë bërë por më mirë vonë se kurrë. Momentet ndoshta u poqën në këtë kohë, ku dolën disa burra trima, të mençur dhe i dolën për zotë vatanit, tokës së tyre në momentet më të vështira. Por ideali kombëtar shqiptar, për atë të cilën filloi kjo luftë mund të them se ende nuk gjeti zgjidhje. Ajo që u betuan luftëtarët e UÇK-së, nuk shkoi deri në fund. Sot mund të them se ideali i tyre u tradhtua.

 Ky ideal nga kush u tradhtua?

 Kryesisht u tradhtua nga politika e mbrapshtë partiake dhe që nuk ju përmbajt idealit të UÇK-së, apo idealit tonë kombëtar. Pra ëndrra e shumë trimave si Adem Jashari u la përgjysmë.

 Pra ju jeni i mendimit se Kosova dhe pse është shtet me vete nuk përqaset me mendimin tuaj dhe idealin e luftëtarëve të UÇK-së?

 Deri këtu, unë them që shkëputja e Kosovës është diçka e mirë. Pra tashmë kemi një shtet të ri, të cilin e shkëputëm nga kthetrat serbe. Por në qenien e saj Kosova duhet të ketë Preshevën, Bujanovskin, dhe më gjerë, pra të ketë kufijtë e saj etnikë, pasi ka ende pjesë të cilat nuk i takojnë asaj si shtet dhe pse është tokë shqiptare.

 Pra ju jeni për një Shqipëri natyrale?

 Po. Për kufijtë etnikë. Për një Shqipëri ku flitet shqip që nga Kosova, Mali Zi, Maqedonia dhe deri në Çamëri. Atëherë mund të themi se kemi një Shqipëri me kufij natyralë.

 Monografia juaj titullohet “Veli LLakaj, gjenerali midis dy puçeve ushtarake, pse është titulluar ashtu?

 Është titulluar kështu për një moment tepër interesant dhe të momentit politik që ka ndodhur. Një moment i vështirë për vendin dhe ushtrinë. Si e ka par autori i monografisë, si e ka gjykuar ai, ka ndodhur midis periudhës kur në Shqipëri u propaganduan të ashtuquajtura puce ushtarake. Unë vetë dua të theksoj se nuk ka pasur puçe ushtarake në Shqipëri. Dy puçe (të ashtuquajtura) janë si më poshtë: E para grupi puçist i Beqir Ballukut, Hito Cakos dhe Petrit Dumes dhe grupi i dytë ai i Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut dhe pasuesve të tyre. Pra unë isha mes dy zjarreve të asaj kohe Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Erdha si Shef i Shtabit pas puçit të parë dhe më larguan kur u poll dhe puçi i dytë. Ndaj dhe monografia është quajtur Gjenerali midis dy puçeve ushtarake.

 Duke pas parasysh se ju vetë thatë se nuk kanë qenë puçe ushtarake, atëherë kanë qenë të stisur nga udhëheqja e partisë. Çfarë mendimi keni për Enver Hoxhën?

 Mendimi im është se Enver Hoxha në punën dhe qëndrimin e tij në arsye të PPSH-së nuk matet me përqindje apo me kilogram. Po të matej me përqindje atëherë po të them me bindje sipas mendimit tim se Enveri ka pasur 80% gjëra pozitive dhe 20% negative. Gabimet e sistemit që ai drejtoi ishin, mbyllja totale, lufta e klasave, e mosdhënia e asaj që i takonte gjithkujt sipas mundësive dhe aftësive. Ndërsa gabimi më i madh sipas asaj që unë gjykoj tashmë i qetë, që ai vrau në mënyrë të padrejtë gjithë shokët që bënë luftën, njerëzit kolosë të asaj lufte që sollën çlirimin e Shqipërisë.

 Konkretisht kush ishin këta?

 Po e filloj që nga fillimi. I pari Sejfulla Malëshova, Bedri Spahiu, Tuk Jakova, Avdyl Këllezin, Koço Theodhosin, pastaj tek Beqir Balluku, Petrit Dumja, duke përfunduar tek Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.

 Theksuat në mënyrë të veçantë Mehmet Shehun. Si e keni njohur dhe mendimi juaj për Mehmet Shehun?

 Mehmet Shehu ka qenë një atdhetar i madh. Ka qenë një udhëheqës largpamës, ka qenë për bashkimin kombëtar shqiptar dhe ka pas dëshirë të mos i mbyllte sytë pa e parë Shqipërinë të bashkuar. Ka qenë një njeri vizionar, politikan i zoti, një njeri i gjithanshëm. Ushtarak i zoti, ekonomist perfekt, politikan juajal. Diplomat në mendimin e plotë të fjalës.

 A ka qenë Mehmeti i lidhur me Enverin duke pas këto cilësi?

 Mund të them me aq sa i kam njohur se deri në ditën e vetëvrasjes së Mehmet Shehut, ata kanë qenë të lidhur dhe shkonin nëpër gojë të njëri tjetrit. Enver Hoxha thoshte gjithmonë. Se është fat i madh që ne kemi një Kryeministër si Mehmet Shehu. Ndrësa Mehmet Shehu kudo që shkonte e zinte në gojë duke thënë është fati më i madh i këtij vendi që kemi një udhëheqës si Enver Hoxha. Vitet e fundit lindën si në pikëpamjet politike por më shumë në ato ekonomike. Mehmet Shehu kur shkroi për ekonominë kapitaliste, theksonte se krizat ekonomike e rrëzojnë sistemin dhe jo krizat politike. Kjo qe ndoshta ajo që bëri krisjen mes këtyre dy udhëheqësve. Ndoshta kjo mospërputhje çoi në tragjedinë që se priste askush.

 Ju si ushtarak, çmendim keni për ushtrinë e sotme shqiptare në kuadrin e futjes në NATO?

 E kam vështirë të prononcohem gjatë pasi unë jam nostalgjik i asaj ushtrie që kemi pasur dikur. I një ushtrie të madhe dhe mjaft të përgatitur. Ne kemi pasur një efektiv prej 585 mijë forca ushtarake, ajrore, tokësore dhe detare. Një ushtri me mjaft disiplinë dhe e aftë me përgatitjen që ajo bënte. Ne në atë kohë mateshim në çdo drejtim me ushtritë më moderne të botës.

 Ne me atë ushtri të atëhershme mund ti bënim ballë një agresioni të huaj?

 Ne me atë ushtri të atëhershme mund ti bënim ballë një agresioni të huaj? Ne atëherë jo vetëm sipas pikëpamjeve politike, por edhe atyre ushtarake, dhe me ato masa që morëm me një fortifikim tejet të fuqishëm, tepër modern, ne ishim të afte të përballonim çdo agresion nga toka, deti, apo ajri....

 Kiço Mustaqi;

Veli Llakaj mbetet një nga ushtarakët më të zotë. Unë me Veliun kam bashkëpunuar në kohë të vështira. Ushtria jonë ishte një ushtri me shumë disiplinë. Me shumë kërkesë llogarie. Ndërsa të gjithë ushtarakët e lartë ishin jo vetëm të përgatitur, por shumë atdhetarë, njerëz të sakrificës. Njërës si Veli LLakaj ishin dhe mbeten nderi i ushtrisë shqiptare….. Në 75-vjetorin z. Kiço Mustaqi i dhuron z. Veli Llakaj një foto që kishin dalë me Mehmet Shehun në një stërvitje ushtarake.

 Agron Llakaj, aktor

I uroj jetë të gjatë xhaxhai tim. Kur isha fëmijë unë mburresha me emrin e tij. E krahasoja dhe me Skënderbeun. Kur atë e larguan nga detyra dhe bile e citonin dhe si puçist ishte ndër vitet më të rënda të jetës sonë. Kur pas rënies së diktaturës u hap kursi I plepave për jurist mendova se dhe ne sit ë afërm të tij do të na fusnin të gjithëve pa përjashtim, por qe do s’na quajtën të persekutuar (qesh). Sot pashë se bashkë me promovimin e monografisë së tij, se ai ka shumë miq dhe ka qenë dhe mbetet një patriot idealist që pak vetë mund ta kenë. Është një aktivist i çështjes kombëtare dhe kjo më bën që të krenohem ende si dikur për të. Në shumë prononcime për çështjen kombëtare ai ka qenë mjaft konkret, mjaft gjakftohtë. I uroj jetë të gjatë aq sa do ai, por si them më shumë gjëra të tjera se bëhet xheloz babai (Qesh).

Intervistës i priu Albert Zholi

 

Back

Search site

© 2014 All rights reserved.