ÇËSHTJA KOMBËTARE, EDHE ÇËSHTJA ÇAME...

ÇËSHTJA KOMBËTARE, EDHE ÇËSHTJA ÇAME, SI PJESË E ÇËSHTJES KOMBËTARE, ËSHTË DHE DUHET TË JETË PËRTEJ TË DJATHTËS DHE TË MAJTËS SHQIPTARE !

 

 GAFURR ADILI:

 

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) është rezultat i bashkimit të mëhershëm të dy partive, të PDI (Parti për Drejtësi dhe Integrim) të themeluar dhe të udhëhequr (para bashkimit) nga Zoti Tahir MUHEDINI dhe të PDU (Partia për Drejtësi dhe Unitet), të themeluar nga Zoti Shpëtim IDRIZI, i cili edhe aktualisht është kryetar i PDIU-së.

Këtij bashkimi, të PDI dhe PDU në PDIU, iu gëzuam të gjithë ne atdhetarët shqiptarë, sepse përçarja e çamëve, ashtu si çdo përçarje tjetër e shqiptarëve, në të majtë dhe në të djathtë, ka qenë dhe vazhdon të jetë deviza e qarqeve antishqiptare.

Ndasitë (përçarjet), në të djathtë dhe në të majtë, munden ta kenë njëfarë logjike në një shtet të pavarur dhe sovran, por kjo ndarje e përçarje, në të djathtë dhe në të majtë, në trojet shqiptare të pushtuara nga pushtuesit e kolonizatorët sllavo-grekë, në trojet shqiptare nën Mal të Zi, në trojet shqiptare nën Serbi (Kosova Lindore, Sanxhaku e Toplica), në trojet shqiptare nën IRJM dhe në trojet shqiptare nën Greqi (Çamëria), nuk e ka asnjë logjikë tjetër përveç se të shërbyerit armiqve tanë sllavo-grekë për ta realizuar devizën e tyre “përçajë e sundo!” dhe për të mbajtur të pushtuar e të kolonizuar popullin shqiptar dhe trojet e tij etnike shqiptare.

Çështja kombëtare dhe edhe çështja çame, si pjesë e çështjes kombëtare, nuk duhet orientuar as

drejt të djathtës dhe as drejt të majtës shqiptare por çështja kombëtare, dhe edhe çështja çame,

duhet të jetë përtej të majtës dhe të djathtës shqiptare.

Pozicionimi i PDIU në koalicionin e djathtë, të emërtuar “Aleanca për qytetarin”, është dëshmia më e mirë e radhës e drejtuesve të PDIU, me në krye Zotin Shpëtim IDRIZI, për manipulimet e tyre me çështjen çame, që në emër të çështjes kombëtare, dhe në rastin konkret edhe të çështjes së pazgjidhur çame për të realizuar interesat e tyre personale, të përfitimeve të tyre politike dhe edhe të biznesit.

Besoj se kombësia shqiptare nga Çamëria (çamët) në Republikën e Shqipërisë, për dy dekada me radhë ka arritur ta kuptojë se, as qeveritë e djathta (me në krye PD-në) dhe as qeveritë e majta (me në krye PS-në), pjesë e të cilës ka qenë edhe Zoti Idrizi, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për avancimin e çështjes çame, por përkundrazi, rregullisht dhe sistematikisht, për interesat e tyre pushtetore dhe klanore, karshi ndikimeve të Greqisë në Republikën e Shqipërisë edhe e kanë dëmtuar, jo vetëm çështjen çame, por Greqisë dhe qarqeve të saj antishqiptare i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë edhe koncesione ekonomike dhe politike, siç ishte rasti i ujërave territoriale, rasti i varrezave dhe së fundi edhe regjistrimi i popullsisë në Republikën e Shqipërisë mbi baza fetare dhe etnike.

Prandaj gjykoj që, patriotët çamë, kudo që ata ndodhën , në Republikën e Shqipërisë apo në mërgim, duhet të bashkohen rreth Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar.

 

Postuar nga: GAfurr Adili

Search site

© 2014 All rights reserved.