ABEJA, LEGJEND DHE I PAHARRUAR PËR LUFTËTARËT ÇLIRIMTAR

ABEJA, LEGJEND DHE I PAHARRUAR PËR LUFTËTARËT ÇLIRIMTAR

 


Duke e ndier të nevojshme dhe shumë të arsyeshme, Bekim Berisha bashkë me Kadri Hamitin, filluan t’i grumbullojnë ushtarët luftëtar që ishin të dëgjueshëm, të vyer, të sjellshëm e të rinj për të filluar ushtrimet profesionale me ta. Në Açarevë, filloi punën Akademia Ushtarake e udhëhequr nga Bekim Berisha, strateg dhe luftëtar i rryer në luftërat e ish Jugosllavisë. Kur Abeja propozonte ide, komandant Sulltani gjithmonë i mirëpriste duke i aprovuar ato. Këta luftëtar me përvojë lufte ishin çdoherë në përkrahje të komandantëve, deri sa çdo ushtar i Njësitit “Shkoza” dhe komandanti i tyre, i respektonin dhe e çmonin punën e tyre, i konsideronin si bashkëluftëtar, shokë e së fundi ishin të lidhur si vëllezër të një gjaku. Në një mëngjes prilli 1998, duket së në duart e Bekimit të ishte regjistri i 15 ushtarëve të Njësitit “Shkoza”, të gjithë të rinj, të dëgjueshëm dhe me plot energji për punë. Kjo punë ndodhi, puna filloi, së pari me ndërtimin e poligonit, por, duke mos e përjashtuar as ushtrimin teorik që mbahej çdo ditë në Shkollën e fshatit. Puna zhvillohej sipas planit dhe programit të propozuar nga Bekim Berisha dhe të aprovuar nga Sylejman Selimi. Abeja u ndante i kënaqur, edhe pse në ndonjë rast i nervozuar nga pak, por përfundimisht puna shkonte sipas planit dhe ushtrimet teorike e praktike po shkonin sipas parashikimeve të Bekimit, Sylejmanit e të Kadriut. Pas ushtrimeve disa ditore dhe teorisë mujore, erdhi dita kur këta kadet të parë të kësaj Akademie të gradoheshin me gradat meritore. Dita kur kadetët e rinj përfunduan edhe ushtrimin e fundit praktik, ishte ditë me shi. Mbi lumin Drenica, që kalon trupazi Açarevës, ishte ngritë një litar, përmes të cilit duhej kaluar lumi me ujë të shtuar e të turbullt që kishte shpërthyer shtratin e tij dhe ishte fry shpat me shpat. Në njërën anë të lumit urdhëronte AB-ja, kurse në anën tjetër i priste CD-ja, duke uruar kadetët e rinj për provimin e dhënë praktik. Litari ishte i gjatë afro 16 metra, i cili duhej kaluar nga këta kadet të rinj për 30-40 sekonda, gjë që tregonte shkallë të lartë aftësimi. Udhëheqës i këtyre kadetëve u emërua Hysni Shabani, i cili gjatë krejt kohës ishte përkrah Kadri Hamitit, derisa më vonë u gradua me gradën Kapiten. Më vonë u bënë përgatitjet e duhura për ngritjen e flamurit para Njësive të rregullta të UÇK-së, në Açarevë. Zonë e lirë në zemër të Drenicës. Atë ditë u bë konsolidimi i Njësisë Speciale, që u emërua me emrin e Komandantit Legjendar “Adem Jashari” dhe në udhëheqje të saj Komandant Sylejman Selimi. Në këtë tubim morën pjesë pothuajse të gjithë komandantet e UÇK-së, duke filluar nga Komandant Fehmi Lladrofci, i cili me bashkëshorten e vet heroike Xhevë Lladrofcin e ngritën flamurin, pastaj Sami Lushtaku, Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Xhavit Nura, Gani Thaqi, Musa e Sahit Jashari, Ilaz Dërguti, Zenë Prokshi, Jakup Nura, Ilaz Kodra etj. Major Kadri Hamiti-CD-eja, i raportoi Komandant Sulltanit, derisa të rreshtuar para tyre ishin Kadetët e rinj të përgatitur ushtarakisht në mënyrë profesionale. U lexua një deklaratë dhe emrat e të graduarve që i kishte nxjerrë Akademia e parë Ushtarake e UÇK-së në Açarevë të Drenicës Qendrore, dhe e tera kjo u manifestua me një program artistik, të përgatitur nga nxënësit dhe banorët e Açarevës, derisa në shërbim të Akademisë dhe të çështjes ishin krejt punëtorët e arsimit të Shkollës fillore duke kontribuar me pushkë e penë, mbajtur shënime, organizuar e ndihmuar në mbajtjen e ligjëratave teorike të kadetëve, kurse për organizimin e manifestimit ishin: Ismet Rrahmani, drejtor i shkollës, Musli Haxha, sekretar si dhe arsimtarët Fadil Shabani dhe Ramosh Rrahmani                                               (dt. 22 prill 1998)
                                                                            Të graduarit ishin:
Hysni Shabani, kapiten, Xhavit Selimi, toger, Fatmir Hasani, toger, Bekim Shala, toger, Xhafer Haxha, toger, Fatmir Jashari, toger, Rasim Shala, toger, Avni Haxha, kapiten, Ismet Shala, rreshter dhe
Abit Zhabota, rreshter.
Pas këtij momenti historik, me urdhër të prerë vinin urdhëra e vendime për t’i zbatuar. Bekim Berisha-Abeja, duke mos e ndier asnjëherë veten të lodhur në mesin e ushtarëve, bie dhe jep shumë urdhëra të rëndësishëm, të cilat do të zbatoheshin edhe nëpër Zonat tjera të UÇK-së, si; ndërtimin me urgjencë të Furrave të bukës dhe Kuzhinave për ushtar, ndërtimin dhe sofistifikimin e bunkerëve afër çdo pozicioni e tjera të rëndësishme që zbatoheshin në terë territorin e Kosovës ku vepronte UÇK-ja..

Search site

© 2014 All rights reserved.