AKCIONI TË BARAKA E RESNIKUT MË 24 PRILL 1998

AKCIONI TË BARAKA E RESNIKUT MË 24 PRILL 1998

 

Ajo pasdite ishte me vranësira dhe pritej sipas parashikimeve keqësimi i kohës. Kah ora 16:00, të kulla erdhi Sulltani me Kadri Hamitin-CD-në, dhe e sollën një kontingjent me armë e municion dhe shumë arka me granata dore të prodhimit shqiptar. Të gjitha këto i zbarkuam në bodrumin e kullës dhe pa u vonuar erdhi Bekim Berisha – Abeja, si gjithherë i buzëqeshur e plot jetë. Abeja erdhi për ta përgatitur planin e operacionit që do të ndërmerrej ndaj forcave serbe të stacionuara përball pikave tona që nga 7 marsi. Aksioni do të kishte karakter sulmi në befasi dhe do të ishte tejet sekret. Abeja, fjalë pak, nxori planin operativ dhe me pak fjalë i ndau detyrat që duheshin kryer. Unë së bashku me Aben, mbeta në kullë për ta bërë përgatitjen e bombave nëpër kutit e tyre e që do ti përdornim në vend të minave shpërthyese në rrugën që do të kalonin forcat serbe me automjetet e tyre luftarake. Këtë punë deri sa e bëmë në praktikë e që pati mjaftë sukses, unë së besoja dhe së kuptoja dot, prandaj unë edhe sot besoj së ky ka qenë njëri nder patentat e Bekim Berishës që së ka përdorur në asnjërën nga luftërat që i kishte zhvilluar e udhëhequr në Kroaci dhe në Bosnje. Në përgatitjen e atyre bombave, atë pas ditje na ndihmuan Elfija, Fidaija, Amrushi dhe Fatmiri, ky i fundit i mprehte kunjat, kurse të tjerët i përgatisnin bombat ashtu siç kërkonte ai. Para mbrëmjes erdhi Kadri Hamiti-CD-ja, me të cilin e vendosem ekipin që do të angazhohet bashkë me ne, për ta kryer punën në teren gjatë natës që po sa kishim hyrë në të. Po atë mbrëmje bashkë me AB-në dhe CD-në, vendosem dhe u përcaktuam për ushtarët që do të merrnin pjesë në operacionin sulmues të Baraka e Resnikut më 24 prill.

Në operacion morën pjesë çlirimtarët:
-Sylejman Selimi – Sulltani...Udhëheqës i operacionit
-Bekim Berisha – Abeja........Planifikues dhe ideator operacioni
-Kadri Hamiti – CD-ja...........Komandues i sulmit dhe tërheqjes
-Hysni Shabani.......................Ndihmës i CD-së
-Dibran Fylli – Mjekrra.........Snajperist
-Tafë Tahiri – Kondukteri.....Udhëheqës grupi në operacion
-Zymer Tani............................Pjesëmarrës në aksion
-Shaban Desku.........................                   -/-
-Abit Zhabota...........................                   -/-
-Shaban Hasani........................Pjesëmarrës në aksion 
-Sahit Jashari...........................Vëzhgues i terrenit(nga kodra e Aqarevës)
-Fatmir Hasani.........................Pjesëmarrës në aksion
-Besim Hasani...........................                   -/-
-Xhavit Selimi...........................                   -/-
-Skënder Shabani- Puraku........................                   -/-
-Fadil Shabani
-Xhafer Haxha
-Ismet Rrahmani-vezh.
-Musli Haxha-vezh. Etj...
Të gjitha këto plane operative u bënë me miratimin e Sylejman Selimit dhe në marrëveshje me Kadri Hamitin e Hysni Shabanin, ky i fundit çdo herë ishte në shoqërim të Kadriut për kontrollimin e pikave të njësitit “Shkoza”, në Aqarevë dhe në Siqevë e deri të pika e po sa formuar “Të topat”,mbi fshatin Dush, pikë kjo që ishte e ndërtuar mbi baza strategjike. Në orën 22:00, të asaj dite të marsit, të gjithë të caktuarit u mblodhëm të Zabeli, të pajisur me armë e mjete tjera të duhura për operacion. Të gatshëm, pa frikë dhe me diskonim të pa përshkruar filluam rrugën prej Zabelit për Resnik. Rrugëtimin duhej bërë pa zhurmë, pa diskutime, pa pyetje dhe në qetësi deri të vendi i caktuar ku planifikohej të përgatitej operacioni i pusisë mbi forcat serbe. Vendi i vendosjes së arkave me bomba ishte caktuar në kthesën e madhe afër shtëpizave të topat si dhe vend pozicionet e ushtarëve, filloi puna në hapjen e istikameve. Krejt kjo duhej përfunduar deri në ora 03:00 të mëngjesit dhe pa u vërejtur nga askush tjetër përveç pjesëmarrësve në këtë operacion. E tera u krye me sukses dhe në kohen e duhur, të gjithë ushtarët që do të merrnin pjesë në operacion mbeten nëpër istikame të caktuar sipas planit të Kadriut. Sulmi do të fillonte diku kah ora 15:00 të ditës së nesërme, atëherë kur forcat e armikut do ta bënin ndërrimin e tyre të rregullt. Terë dita na përcolli me rrebeshe shiu, por me gjithë atë ky operacion duhej kryer me sukses dhe pa dëmtime të pjesëtarëve të UÇK-së, ashtu edhe ndodhi, u krye operacioni me sukses e pa asnjë humbje në anën ton, si dhe u bë tërheqja nga vendi i sulmit pa asnjë pengesë. Atë ditë pësuan shumë keq forcat serbe në auto kolonë, por edhe disa snajperist të tyre që ditëve tjera rreziteshin deri sa u kryente ndërrimi, të vendi i barakës afër lagjes së Bajraktarëve të Resnikut. Këta mjerona, sot po i thoshin lamtumiren e fundit këtij vendi që asnjëherë s’ka qenë i tyre. Aty afër tyre ishim jo më larg së dhjetëra metra unë, Abiti, Zymeri dhe Shaban Desku. Me dëgjimin e krismave të para të armëve tona, nga ku komandonte Sulltani, unë dhe Abiti shkrepem si për njëherë në trupin e të parit çetnik, pastaj erdhi i dyti për ta ndihmuar të parin i cili pësoi edhe më keq së shoku i tij, kurse i treti me dinakëri, u mundua të afrohej por edhe ai nuk u shpëtoi dot plumbave të UÇK-së që i kishim me të numëruar...
Kur atyre u erdhi në ndihmë një autoblindë dhe një xhip i pajisur me mitraloz të rëndë, atëherë krisi pushka e gjatë e Zymer Tanit dhe e Shaban Deskut, që ishin të vendosur në krahun e majtë, deri sa ata dy po e gjuanin autoblindën dhe xhipin unë me Abitin po tërhiqeshim dhe së bashku që të katërtit u tërhoqëm deri të lagjja e Havollëve, për tu pozicionuar edhe një herë në pozicionin tjetër disa qindra metra larg të parit, sa për tu treguar çetnikëve së jemi aty dhe s’do të largohemi sa të jemi gjallë. Forcat serbe e kishin humbur kontrollin, ishin befasuar nga sulmi i organizuar aq mirë dhe po gjuanin në të gjitha anët pa pikë kontrolli. Pasi i dhamë edhe nga një rafal në drejtim të tyre dhe e kuptuam së shokët tan ishin tërhequr, edhe na e bëmë tërheqjen taktike sipas planit duke u nisur për në bazën ton dhe duke i lënë forcat serbo çetnike në orvatje për ti grumbulluar të vrarit dhe të plagosurit që kishin mbetur e ishin shpërndarë nëpër arat me elb. Ata mjerona ishin shpërnda sikur qurat në mjegull, të trullosur, të frikësuar dhe të humbur fare... siç e paçin bë e gjetshin, he nënën e nënës !? Të gjithë u kthyem në bazë, të lodhur, të lagur e të rraskapitur, por të gëzuar e të lumtur për vet faktin së operacioni u krye me sukses e pa dëme. Abeja, u qesh dhe mu drejtua : 
“Edhe pse na je vonuar në tërheqje, unë do të arsyetoi, kuptova së ata çetnikët s’do të rreziten më të baraka...cake një ...ha, ha, ha...”

Search site

© 2014 All rights reserved.