DOKUMENTE SEKRETE TË ISH JUGOSLLAVISË PËR SPASTRIMIN E KOSOVËS NGA SHQIPTARËT/02

EMIGRIMET E PARA

Greqia dhe Italia kanë qenë vendet e para ku kanë emigruar shqiptarët. Arvanitasit dhe arbëreshët janë shqiptarët që ruajtën edhe pas shumë shekujsh gjuhën dhe zakonet e tyre. Nuk ka shifra të sakta për numrin e tyre, por janë zona, qytete dhe fshatra të tëra që popullohen nga shqiptarë.
SIPAS WIKIPEDIAS NE ANGLISHT SHQIPTARET JANE AFER 13 MILIONE NE GJITHE BOTEN.
JA DHE LISTA E PUBLIKUAR NE KETE FAQE DHE VENDET KU SHQIPTARET JANE ME TE SHUMTE NE NUMER. 
                                  FLASIM PER NJEREZ ME ETNI DHE DOKUMENTA SHQIPTARE.
Albania 3,500,000
Serbia 2,000,000
Turkey 5,000,000
Macedonia 509,083
Greece 500,036
United States 300,000
Italy 238,000
United Kingdom 200,000
Netherlands 105,706
Germany 100,000
Switzerland 40,000
Sweden 35,000
Montenegro 31,163
Australia 20,000
Austria 20,000
France 20,000
Canada 16,135
Croatia 15,082
Bosnia/Herzegovina 15,000
Romania 10,000
Denmark 8,000
Norway 7,000
Slovenia 6,200
Finland 5,000
Belgium 5,000
Egypt 5,000
Luxembourg 4,802
Ukraine 3,300
South Africa 2,000
Russia 1,200
http://www.proletari.com/forumi/viewtopic.php?f=7&t=1064#p5968
                                          SA EMIGRANTE SHQIPTARE JANE NE BOTE?
(Agjencioni FLOART-PRESS)
Kjo pyetje është bere shpesh teme diskutimesh ne media dhe ne rrethe te ngushta si ne Shqipëri, Kosovë, ne Maqedoni e Mal te Zi, ashtu edhe ne gjirin e vete mërgatave. Zgjidhja e kësaj enigme, edhe pse shume vone e shume me pas se shtetet e tjerë me emigracion masiv, ka qene një nder objektivat parësore te platformave te disa organizimeve te vete emigracionit tone, si p.sh. te Lidhjes se Shqiptareve ne Bote (LSHB), si dhe te Drejtorisë se Diasporës pranë Ministrisë se Punëve te Jashtme, ne Tirane. Por deri me sot këto nisma, ose kane mbetur krejt ne letra e janë arkivuar pa filluar, ose kane mbetur ne mes te rrugës. Kjo për disa arsye. Se pari, sepse është konceptuar jo si aksion mbarëkombëtar, por si problem i zgjidhshëm edhe nga një shoqate e nga një mërgatë. Se dyti, ne kohen kur është shtruar për zgjidhje, nuk kane qene mundësitë dhe mjetet e tanishme. Se treti, mbështetja shtetërore nga Tirana nuk ka qene ne nivelin e kërkuar as për një fillim te mirë e jo me edhe për vazhdimin deri ne përfundimin e plote, ndërsa ajo nga Prishtina, deri me 1999, ka munguar krejt. Se katërti, është konceptuar si aksion ngushtësisht shqiptar dhe jo i lidhur ngushte edhe me autoritetet qeveritare, te azilimit, te emigracionit, te policisë dhe te drejtësisë, me institucionet arsimore, fetare dhe me OJQ-te, ne çdo vend ku ka mërgatë shqiptare. Nga ana tjetër, problemi është bere edhe me i vështirë nga shtresëzimi kohor dhe demografik i mërgatave tona ne disa vende, si Italia, Turqia, Greqia, SHBA-ja, etj. Ne tri vendet e para kemi bashkësitë shume te moçme, qe e kane zanafillën qysh nga mesjeta e hershme dhe janë shtuar me prurje te reja, deri me 1945. Pas këtyre vijnë ato te pas viteve '60 e '70 nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi dhe te pas 1990s sidomos nga Shqipëria dhe Kosova. Vështirësia rritet edhe nga fakti se për bashkësitë e moçme duhen marre parasysh edhe përqindja e larte e asimilimit jo vetëm gjuhësor si dhe mungesa e dëshirës dhe e kurajës nga plot anëtar te tyre, për te pranuar origjinën shqiptare. Këto dukuri janë shume masive ne Greqi, tek arvanitasit dhe ne Turqi, tek qytetaret turq me origjine shume te lashte apo te largët shqiptare. Mes tyre nuk janë te pakte ata, sidomos te rinj, qe e dine se kane origjine shqiptare, por edhe qe te deklarojne: "gjyshi apo baba im jane shqiptare, ndërsa une jo..." Pervec kesaj, nuk mund te mos merret ne konsiderate dhe ne analize edhe mungesa e kenaqesise dhe e mbeshtetjes se autoriteteve zyrtare ne disa vende, per te pranuar zhvillimin e regjistrimit te emigranteve shqiptare dhe aq me pak, per te njohur shqiptarine e tyre.
Gjithsesi, tani keto veshtiresi e pengesa nuk jane as si 10 vjet me pare, sepse jane lehtesuar ndjeshem. Kjo ka ardhur sidomos nga rritja e ndergjegjesimit per identitetin kombetar dhe organizimin ne shoqata e forma te tjera tek vete shumica e emigranteve shqiptare, (kujtoni sidomos ndeshjet e ekipeve kombetare te futbollit apo turnete e grupeve artistike). Lehtesimi i aksionit te regjistrimit frymor te megatave shqiptare eshte mundesuar edhe nga zhvillimi i pershpejtuar i informatikes, i shoqeruar me futjen e kompjuterit ne shumicen e familjeve, zyrave, shkollave e te lokaleve. Por, eshte fakt pozitiv edhe ardhja e nje klime politike e shteterore me te ngrohte, me te favorsshme per krijimin e organizimeve te emigracionit shqiptar dhe te veprimtarive te tij, publike dhe ligjore. Pavaresisht fushates se panderprere per t'i detyruar sa me shume emigrante shqiptare te nderrojne emra e mbiemra, fe e kombesi si dhe rasteve te herepashershme te racizmit antishqiptar, zbutja e klimes politike ndaj emigranteve shqiptare ndihet edhe ne Greqi. Kjo me shume si rrjedhoje e rritjes se presionit nga vete emigrantet shqiptare dhe nga BE-ja se sa nga masivizimi i tolerances nderetnike tek helenet.
Regjistrimi i frymeve te mergatave shqiptare dhe te te gjithe diaspores sone te perbotshme mund te konceptohet si nje aksion shteteror per regjistrimin e popullsise shqiptare ne bote. Por, ndryshe nga regjistrimi i popullsise se Shqiperise, qe mund te kryhet edhe duke u kapur e mbeshtetur vetem tek zyrat e gjendjes civile, per regjistrimin e emigranteve, nga keto zyra mund te vilen apo jepen informacione vetem per kontigjentet me dokumente ligjore te plota e te perfunduara, pra pergjithesisht per ata qe jane integruar. Ne qofte se p.sh. do t'i referohemi Greqise, perben problem shqetesues dhe pengese te forte fakti, se edhe sot e kesaj dite nuk ka nje shifer te sakte te emigranteve shqiptare, te ligjshem e te paligjshem. Publikisht qarkullojne disa shifra, nga 400 000 - 600 000. Kjo edhe sepse ka prurje dhe largime te vullnetshme apo kthime te shpeshta e masive, pergjithesisht ilegale, te paidentifikuara e te paregjistruara nga autoritetet kufitare te dy shteteve. Burimet qeveritare greke kane tendence dhe interes shumeplanesh ta rrisin ndjeshem shifren e emigranteve shqiptare ne kete vend. Se pari, per te perfituar me shume fonde dhe mbeshtetje nga OKB-ja, BE-ja, etj., per azilimin, legalizimin dhe integrimin e emigranteve shqiptare. Se dyti, mbeshtetur edhe nga fshesat e herepashershme ndaj turmave te emigranteve shqiptare, per ta pasur si karte presioni politik ndaj qeverive shqiptare. Ndonje dite, kur ta mendoje te nevojshme, Athina zyrtare und te coje ndermend t'i thote Tiranes qeveritare: Mos e mbani hunden perpjete me ne se ua kthyem gjysme milioni emigrantet, qe ta bejne lesh e li Shqiperine, edhe me keq e me zi se me 1997!" Edhe ne Itali, tani per tani, nuk mund te flitet me shifra te sakta, sidomos per emigrantet e paligjshem.
Gjithsesi, pa u trembur dhe paralizuar nga veshtiresite e pengesat e njohura dhe te paparashikuara, ne rruge e siper, aksioni i regjistrimit te emigranteve shqiptare neper bote nuk duhet vonuar me. Se pari, lipset te hartohet nje strategji e te krijohet nje komision mbarekombetar, me dege ne cdo vend me mergata shqiptare dhe nendege ne cdo qytet. Se dyti, ne sherbim dhe dispozicion te ketij aksioni mund te angazhohen dhe japin shume perfaqesite diplomatike te Shqiperise. Se treti, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi, jane shtuar se tepermi dhe kane ndjekshmeri masive mediat radiotelevizive, me transmetime satelitore dhe ne dixhital, si dhe ato te shkruara. Masivizimi i kompjuterit dhe i komunikimit me kanalet e internetit mundeson te dhena shume te shpejta dhe vjelje te informacioneve te sakta. Burime te tjera informacioni te shpejte jane edhe numeratoret telefonike. Keto gjenden edhe si botime, edhe ne internet. Informacione te bollshme mund te vilen edhe nga istitucionet e azilimit e te emigrimit, nga ato te policise, drejtesise, te burgjeve si dhe nga institucionet e administratave lokale. Po keshtu te dhena te vlefshme mund te merren apo konfirmohen edhe nga institucione arsimore, fetare, bankare, nga Dhomat e Tregtise, zyrat dhe agjencite e punesimit, te mbeshtetjes sociale, nga agjencite e udhetimeve ajrore dhe te trageteve, nga doganat ne aeroporte, porte dhe ne pika kufitare tokesore, etj.
Natyrisht ky regjistrim dhe shifra qe do dale prej tij nuk do te jene per nje here e pergjithmone. Lindshmeria shume e larte e kombit tone shprehet edhe ne mergata. Ajo po shprehet dhe vleresohet si faktor per uljen e nivelit te larte te moshes mesatare dhe te mplakjes se popullsise ne shumicen e vendeve te Evropes Perendimore, biles edhe ne Greqi dhe ne Itali. Pervec kesaj, do te vazhdojne valet e emigrimeve te ligjshme (duke perfshire bashkimet familjare, llotarine per ne SHBA, etj) dhe ato te paligjshme, me shume sidomos ne Greqi e me pak, drejt Italise. Njeherazi do te vazhdoje edhe procesi i kthimeve me deshire apo te detyruara per nje kontigjent te papercaktuar numerikisht emigrantesh. Por ata qe kane ikur ilegalisht dhe kthehen po keshtu nuk identifikohen dhe regjistrohen dot dhe si rrjedhoje shkaktojne ulje-ngritje te pakapshme nga statistikat apo regjistrat.
Por edhe nga shifra qe do te dale, perfitimet do te jene shumeplaneshe, shumeformeshe dhe kohegjata. Me ne fund do te kemi nje shifer te sakte apo me tolerance minimale te shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi, ne trojet e tyre etnike dhe ne mergata apo diaspore. Analiza e te dhenave do te ndihmoje per te zbuluar potencialet e shumanshme njerezore, financiare, kulturore, shkencore, politike, sportive te emigracionit tone. Njeherazi do te kemi evidenca te sakta per perberjen e tij demografike si dhe per formimin arsimor e profesional. Nga bankat, dhomat e tregtise, doganat, zyrat e tatim-taksave, etj., mund te identifikojme VIP-at e biznesit me origjine shqiptare dhe kontigjentin e tyre qe ka enderr apo deshire te kahershme te investojne ne vendlindjen e tyre apo te te pareve te tyre. Duke u futur me thelle mund te nxjerrim informacione me vlera temedha per femijet dhe te rinjte. Nje pjese e ketyre qe jane asimiluar plotesisht gjuhesisht, mund te kene deshire te ndihmohen qe te mesojne gjuhen amtare si gjuhe te dyte. Por nga rezultati i regjistrimit mund dhe duhet te merret edhe mesazhi se ka ardhur koha qe diaspora shqiptare te mos vleresohet vetem nga rreth 7-8 milione frymet qe ka, per rreth 1 miliard dollaret qe sjell cdo vit ne Shqiperi ne dore apo si investime, por edhe politikisht. Fjala eshte qe emigrantet tane, kudo ku jane, te gezojne te drejten e votes per zgjedhjet politike ne Shqiperi edhe qysh nga vendet ku jetojne e punojne e duke pasur me shume perfaqesues te tyre edhe ne parlamentet e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe te Malit te Zi. Pse jo, personalitetet me te shquar, edhe ne qeverira, me poste te larta shteterore dhe diplomatike...
(origjinal nga: Agjencioni FLOART-PRESS)
                                              SA SHQIPTARË JETUAN DHE SA JANË NË BEOGRAD ?
Numri i shqiptarëve në Beograd sipas regjistrimeve të popullsisë:
1880 59
1921 421
1948 1.137
1953 3.262
1961 8.262
1971 6.978
1981 8.212
1991 4.985
2002 1.492
Këtyre të dhënave duhet shtuar, se me siguri për çdo vit kanë ardhur për të punuar në punët sezonale, ose përkohësisht, ilegalisht kanë qëndruar disa qindra shqiptarë, ndoshta ndonjëherë edhe dy-tri mijë, derisa nuk kanë filluar të ashpërsohen marrëdhëniet ndërnacionale në vitin 1981 në Serbi. Pas kësaj shqiptarët kanë shkuar nëpër republikat tjera, kurse pas vitit 1989 edhe në shtetet tjera si mërgimtarë politikë. Në regjistrimin e vitit 1981 prej 8.212 shqiptarëve të regjistruar, 5.067 ishin meshkuj dhe 3.115 femra, kurse 1.008 prej tyre deklaruan se gjuha e tyre amtare është "serbokroatishtja". Sipas regjistrimit të vitit 1991 prej 4.985 shqiptarëve shumica janë deklaruar se i takojnë fesë myslimane, 95 prej tyre janë deklaruar katolikë, 14 ortodoksë, një protestant dhe një judist, njëri prej tyre ka thënë se është fetar por nuk e ka saktësuar se cilit konfesion i takon, 122 kanë thënë se janë ateistë, ndërsa 392 fare nuk janë deklaruar. Shpërngulja e familjeve shqiptare nga Beogradi ka filluar në vitet e tetëdhjeta, gjë që është përshpejtuar në vitet e 90-ta. Meqë ligji nuk e ka lejuar zëvendësimin e banesave midis Beogradit dhe Kosovës, familjet e interesuara serbe dhe shqiptare i kanë depozituar kontratat te avokati. Prej viteve të nëntëdhjeta e deri në deri në prill të vitit 2002 shqiptarët në Beograd nuk kanë pasur të drejtë të blejnë pasuri të paluajtshme. Në zgjedhjet e mbajtura në vitin 1996 në zonën e Beogradit, 4.415 shqiptarë kanë pasur të drejtë vote. Po ashtu, një numër i romëve nga Kosova janë deklaruar si shqiptarë. Këta gjatë bombardimeve të NATO-s protestuan me banderola: "Edhe ne shqiptarët jemi kundër bombardimeve". Në nëntor të vitit 1999 gazeta "Glas javnosti" e Beogradit (7. XI) dhe "Nezavisne novine" nga Banjalluka (10. XI) i kanë publikuar të dhënat se për momentin në Beograd jetojnë 50 mijë shqiptarë, por e kanë theksuar edhe se sipas të dhënave të MPB të Serbisë kanë qenë 120 mijë. Këtu shihet qartë se gënjeshtrës e cila me vite është përsëritur ka filluar edhe t'i besohet ose ndoshta me qëllim është servirur për opinionin e vendit dhe atë botëror për t'u krijuar bindja për rrezikun nga ekspansionizmi i shqiptarëve nëpër tërë territorin e Serbisë. Kur në verë të vitit 1999 refugjatët serbë nga Kosova kanë ardhur në Beograd shumë shpejt "është zbuluar" se sa është numri i vërtetë i shqiptarëve në këtë qytet, dhe për këtë serbët e Kosovës janë zhgënjyer sepse më parë i kanë dëgjuar rrëfimet "se në Beograd jetojnë afro 100.000 shqiptarë dhe që serbë të cilët kanë arritur në kryeqytet janë shumë më pak sesa shqiptarët" (Vreme, 11.IX 1999). Serbët e Kosovës atëherë i kanë marrë listat me adresat e shqiptarëve në Beograd nga ndërmarrjet nga të cilat ata i kanë fituar banesat, të cilat më vonë i kanë blerë, dhe kanë kërkuar prej tyre që t'i lirojnë ose ta bëjnë zëvendësimin me banesat e veta në Kosovë. Me ardhjen në pushtet të Slobodan Milosheviqit, në shtypin vendas ka filluar të pohohet, e këtë e kanë përcjellë edhe gazetat e huaja, se në Beograd jetojnë prej 80 deri 100 mijë shqiptarë. Slobodan Milosheviq në Konferencën për Jugosllavinë në Hagë më 18 tetor të vitit 1991 ka thënë se "në Beograd i kemi 80 mijë shqiptarë. Me siguri asnjëherë nuk keni dëgjuar se ndonjëri prej tyre ka pasur ndonjë problem. Ata i kanë dyqanet e vogla, ata janë punëtorë ose profesorë të universitetit". Në "Nedelni telegraf" të Beogradit, më 2 qershor të vitit 1999, domethënë në flakën e luftës, gazetari Marko Lopushina fjalë për fjalë ka thënë se në Beograd "jetojnë afro 80.000 shqiptarë" duke shtuar se në mesin e tyre "janë rreth dhjetë mijë shqiptarë" - pronarë të ndërmarrjeve dhe zejeve private". Pastaj ka bërë pyetje "a do të bëhet Beogradi viktimë e terrorizmit shqiptar". Në gjykimin në Gjykatën e Hagës, më 19 shkurt të vitit 2002, Slobodan Milosheviqi e ka pyetur dëshmitarin, funksionarin e dikurshëm Mahmut Bakallin, "a e dini se në Beograd jetojnë 70 mijë shqiptarë? Dhe a mos dini se është diskriminuar ndonjëri prej tyre, kurse unë po ju them se në rr. Bulevardi i Revolucionit, nëpër të cilën me siguri keni shëtitur, mund të shihni shumë dyqane me emrat e shqiptarëve..."(?!)

Search site

© 2014 All rights reserved.