EDHE PSE PAK VON...

 MË NË FUND HAP I DUHUR, EDHE PSE PAK VON,   I BURRIT TË SHQIPËRISË Z. NAIT HASANI


...Ata që qeshën e kanë në mendje dhe e shohin ende atë fëlliqësirë-sistem në Kosovë. Ata që heshtin e pranojnë krimin e bërë gjatë kohës se fëlliqësirës-komunizmit. Ata që reagojnë e ndien veten fajtor, por ua besoj se e kanë zor ta pranojnë faktin se u erdhi dita që të japin përgjegjësi për krime të bëra gjatë asaj mut kohe të bukur të tyre. Kurse ata që kanë vdekur, edhe ashtu kanë qenë të vdekur që moti, me kohë për popullin e vet...
...Të mos përshëndetet kjo iniciativë, të mos mirëpritet ky kallëzim penal i z. Nait Hasani, që është vetëm një fillim i mbarë i një intelektuali që ia ka dashtë dhe ia donë të mirën vendit të vet, duke i publikuar emrat e fundërrinave shqiptaro komuniste, do të ishte turpi i këtij shekulli, edhe ashtu të mbrapsht...
..Shkrimi im mund të quhet banal, por besoni se nuk është më banal e as më i poshtër se ata që thuhen e shkruhen në kallëzimin penal... 
..Është pak e rëndë për ata që kanë mbajtur e disa nga ta vazhdojnë t’i mbajnë poste të larta në institucionet “demokratike” të Kosovës, por, për ta nuk ka as marre e as “pishman” sepse fytyrat e tyre nuk janë dy gishtërinj, por dy hektarësh e drejtësia nuk është dashtë e as duhet të njoh madhësinë e fytyrave, marren e as “pishmanxhinjt”, ajo duhet dënuar këta mjerona sepse vetëm kështu do ta kenë besimin e popullit që i dinë të gjitha këto marrëzira të tyre e jo t’i ndjek e t’i dënojë çlirimtarët, aktivistet, protestuesit e ata që kërkojnë drejtësi...
Ky është shkrimi i tretë brenda vetëm një muaji që nuk e botuan gazetat e “pavarura” kosovare, dy të parët ishin “Në mbrojtje të autorësisë” për Manifestimin “Epopeja e UÇK-së” e ky i fundit që shpreh pikëpamjet e një të burgosuri të pas luftës, nga “drejtësia” unmikistanezo-serbo-ruse, për vepra të pa bëra.
Prishtinë, prill 2010                                 

Search site

© 2014 All rights reserved.