KAMELEONI “X-FILE” DHE SUITA E TIJ “PATRIOTIKE” E ”SHQIPTARO”-TITISTE

KAMELEONI “X-FILE” DHE SUITA E TIJ “PATRIOTIKE” E ”SHQIPTARO”-TITISTE

Nga shpifjet dhe sharjet publike që m’i bën njëfarë “X-File” me suitën e tij, nën hijen e maskave “patriotike”, shihet qartë kameleonizmi i tij&Co së tij.


Ja shpifja e radhës, e “X-File”: “Frajeri nuk paska ndejt në "Pikë të Brojës" po në "Pikë të Fyllat"!!! Cudi!! Ëhë, tash e kuptova, ë?! Të vyen dëshmitar i rrejshum Dibran Fylli!!! Hë-hë, e qartë, ë? Cka t'qojke dreqi atje? Edhe ti paske pas marrë frigë prej Sandokanit, se rahmetlia i ka pasë "kru" mirë nja dy kusheri "patriota" të Tafilidanmutsahandurakut.”
Meqë gënjen pa pushim, edhe pse shihet se nuk di të shkruajë shqip, po e them botërisht, sepse, nuk është fshehtësi: Kam qëndruar edhe në “Pikë të Brojës”, e, edhe në “Pikë të Fyllat”… Dibran Fylli nuk është prej atyre që i bëhet dikujt dëshmitar i rrejshëm, siç paske prirje të bëhesh ti, por, po e them edhe një të vërtetë, tjetër, të madhe, se Kundër Dibran Fyllit, nuk dëshmoi Tafil Duraku, por, dëshmuan “patriotët” si ti, që i emëronte “SHIK”-u “patriotik” ‘shqiptaro’-titist i UDB-së dhe KOS-it, në vende dhe në sektorë kyçë të UÇK-së, sikurse ata që dëshmuan kundër të gjithë luftëtarëve të Lirisë e të Shqipërisë-SHQIPËRI…
Madje, “X-File”, si kameleon dhe si “patriot” që është, vazhdon me metodat e tij të provokimit, të poshtërimit e të krimit, sepse, e di se nuk e ndjekë askush prej policisë së korruptuar “shqiptaro”-titiste, dhe, si “patriot” e si kryekameleon që është, gënjen se SANDOKANI i “ka pasë ‘kru’ mirë nja dy kusheri ‘patriota’…” E di ndodhinë e rrahjes dhe keqtrajtimit që i është bërë kushëririt dhe profesorit të gjimnazit “Luigj Gurakuqi”, Abaz Durakut, pa ditur, se, pikërisht, nga njerëz të Shtabit të UÇK-së, unë, jam ai që jam autorizuar të shkojë dhe t’i kërkojë falje, në emër të Shtabit të UÇK-së, sepse, Abaz Duraku, është rrahur ‘gabimisht’, në vend të ‘profesorit’ të po atij gjimnazi, Abaz Bojajt, i cili, (ky i dyti) ka qenë dhe ka mbetur komitetlinj, ndërkaq kushëriri im nuk është treguar i matur, me detyrën që ka marrë “vullnetarisht”, me zor.
Dhe, kur më autorizoi njëri prej komandantëve të SHP të UÇK-së, në Likofc, të nesërmen vajta në Klinë, dhe, vendosa që të mos shkojë te Abazi, pa e ftuar edhe kushëririn dhe bashkëveprimtarin tim, Agim Durakun, i cili i dinte udhët më mirë se unë, për të shkuar deri te shtëpia e Abazit, pa u diktuar dhe pa u vënë re prej forcave speciale serbe.
Abazin e gjetëm në shtëpi. Ishte shumë i revoltuar, por, kur ia thashë porosinë e Shtabit të UÇK-së, e ndjeu veten më të relaksuar. Pas një kohe, që konsideruam se qe e mjaftueshme për të qëndruar, Abazi na përcolli, sepse, nuk ishte kohë për llafe e zefe të mëdha.
Ndërkaq, kameleoni “X-File”, shpifë dhe shpifë, dhe, shpifjeve të tij i bashkangjiten dofarë “A-R-Ben-ash” dhe “Glamura-sh”, etj. Madje, kameleonët, me maskat e veta, që i ndërrojnë si laviret hypës-zhdrypësit, gjuajnë gurë e dru, dhe fshehin dorën, krahë shpifjeve të kameleonëve të tjerë maskaxhinj e maskarenj, duke i quajtur profesorë doktorët më të repektuar e më të njohur që ka Kosova e trepushtuar shqiptare, me epitetin “profesor amvisnie”… Dhe, ky është një tregues i qartë, se, shqiptarët, edhe në fillimshekullin XXI, kryet e kanë ‘dallash’…
Ndërkaq, maskaxhinjtë dhe maskarenjtë “shqiptaro”-titistë, me maskëçorapë laviresh në “fytyrë” nuk e dinë se jetën pelim, sikurse të gjithë shqiptarëve, shqiptarit Tafil Duraku ia kanë bërë dhe po ia bëjnë “patriotët” ‘shqiptaro-titistë të UDB-së e të KOS-it antishqiptar, nazmirrahmaninoviço-dautdemakuçkovicët… Tafil Duraku, po prej kastave “patriotike” të “X-File”-istëve “shqiptaro”-titisë ka qenë dhe mbetët i kafshuar politikisht, fizikisht, ekonomikisht, financiarisht, pa asnjë përkrahje e mbrojtje “shtetërore”…
Tafil Duraku ka qenë rezervist “vullnetar” dhe jo më gjatë se një muaj ditë, sepse, është përjashtuar nga ai shërbim antishqiptar e “shqiptaro”-titist pse nuk ka pranuar, me asnjë kusht, të bashkëpunoi me të e t’i zbatojë urdhrat e atij shërbimi antishqiptar. Ky autor, nuk është e vërtetë se ka marrë pjesë në “rrethimin dhe vrasjen e Tahir e Nebih Mehës, sepse, fatmirësisht, tre ditë para se me ndodhë “Rasti Meha”, është shkarkuar nga detyra e rezervistit “vullnetar”, si i papërshtashëm, antijugosllav dhe si përkrahës i “irredentizmit” e “separatizmit” shqiptar. Komandant i Milicisë serbojugosllave, në Skënderaj, asokohe, ka qenë njëfarë Zymer Hasani i Kllodërnicës, postkomandant ka qenë njëfarë Sadri Ferati – Likofci, ndërsa, milicë të mirë dhe “burra të mirë” prej “shqiptarëve” kanë qenë: Muhamet Mustafa i Radishevës, Mustafë Milici i Vushtrrisë, Hazir Milici i Açarevës, etj, etj. Dhe, ata i dinë të gjithë shqiptarët, siç e dinë edhe Tafil Durakun.
“Patriotët” me maskëçorapë laviresh në “fytyrë”, nuk e kuptojnë fare gjuhën e poetëve, edhe edhe më pak e kuptojnë gjuhën e poetëve antologjikë. Është vetëm një gjuhë që e kuptojnë dhe e marrin vesh ata dhe bashkëmendimtarët e tyre&Co!...
Dhe, nuk është fare çudi pse dikush nuk ka lexuar asgjë nga krijimtaria ime letrare, sepse, atyre u mjafton “krijimtaria letrare” e “drzhavni piscave” dhe e oborrtarëve “letrarë” e letraxhinj të Beogradit, në Prishtinë. ‘Hoxhallarët’ dhe ‘hajmelitë’ e qendrave të “Mendimit pozitiv”, përfillin ata!... Madje, të gjitha ua servojnë të ‘freskëta’!... Tok me kameleonin “X-File” dhe suitën e tij “patriotike” të “shqiptaro”-titistëve më të rafinuar…

Search site

© 2014 All rights reserved.