LEGJENDAT SHFAQEN VETËM KUR ËSHTË NË RREZIK ATDHEU

LEGJENDAT SHFAQEN VETËM KUR ËSHTË NË RREZIK ATDHEU

Të shkruhet e të thuhet së kush ishte Bekim Berisha, mua me duket sikur nuk thëmë asgjë në krahasim me punën, veprat, sakrificat, personalitetin dhe figurën e tij të çmuar prej çlirimtari, por me gjithë atë me duhet sado pak të thëmë edhe diçka që ndoshta do të duhej përkujtuar atyre që e harruan, atyre që atëherë e sot fryhen sikur qurranat duke thënë; “...AB-në e kam pas shokë të pa ndarë... Ai ka qenë Legjendë... unë kam shumë kujtime nga Ai...” e në anën tjetër këta mjerona nuk marrin pjesë as në varrimin e Nënëmadhes që e lindi AB-në. O zot, po si mundka kjo krijesë e quajtur njeri të jetë kaq naive, i pa turpshëm që ta përkujtoi AB-në vetëm kur është në pyetje ndonjë interes individual, apo ndoshta i ka mbuluar pluhuri i harresës... Se di, edhe kjo mund të jetë !?
...                                                 POR SIDOQOFTË DO T’UA PËRKUJTOI SË:
-Atëherë kur Kosova më së tepërmi kishte nevojë për të zotet e pushkës, Ai ishte këtu.
-Atëherë kur atdheu ishte në rrezik, Ai erdhi, erdhi sepse ashtu e kishte krijuar zoti, e kishte lindur nëna, e kishte rritur dashuria për shqiptarinë dhe ishte futur në listën e gjatë të emrave të atyre që atdheun e donin të lirë, pa sundues, pa armiq e pa tradhtar !?
-Atëherë kur ushtria e lavdishme çlirimtare kishte nevojë për më shumë strateg të luftës, Ai ishte në mes frontesh e në ballë të betejave.
-Atëherë kur radhëve të UÇK-së i nevojiteshin njerëz me përvojë lufte, Ai erdhi dhe ishte afër nesh, me ne e në mes nesh, gjithherë fytyrëqeshur e buzagaz. Po, po kështu ishte sepse Ai na tregoi se si duhet luftuar e rënë për atdhe. Ai na mësoi se si duhet fituar liria.
-Atëherë kur në ZO të Drenicës, armiku kishte mësyer nga të gjitha anët, Ai planifikoi sulme të befasishme mbi forcat armike. Ndërtojë minahedhësin, mina antitank nga kutia të granatave të dorës, minoi rrugët që priteshin të vinin forcat serbe e tjera, (të gjitha këto Made in AB-ja-UÇK)
-Edhe atëherë kur Ushtria e Lavdishme Çlirimtare kishte nevojë për armë të rënda, Ai shpërtheu kufirin në Junik. Pas tij rrugëtonin me qindra e mijëra çlirimtar, ndoshta edhe “komandantë” të UÇK-së së sotshme...
-Atje në fushën e nderit, Ai ra për të mbetur fanar i pafikur lirie.

Search site

© 2014 All rights reserved.