Në mbrojtje të autorësisë

 ATYRE, QË, PËR TRI DITË E NETË, S’U RA NDËR MEND REZISTENCA E PARË E ARMATOSUR E KOMANDANTIT LEGJENDAR, 30 DHJETORI 1991, 6 MARSI I VITIT 1999, DHE, AS EMRI AI ËSHTË I GJALLË !

Fillimisht, si qytetar shqiptar i Kosovës shqiptare kam obligim moral, njerëzor e kombëtar ta uroj Marsin e Lavdisë, ta kujtoj rezistencën titanike të Komandantit Legjendar më 5, 6 e 7 mars 1998, dhe, duke menduar shqiptarisht, vlerësoj rezistencën e parë të armatosur të Komandantit Legjendar Adem Jashari, më 30 dhjetor 1991, e cila rezistencë pati një jehonë të veçantë dhe një rëndësi të madhe për themelimin dhe organizimin e mëvonshëm të UÇK-së. Ajo rezistencë titanike, qe lajmëtari i parë i lirisë shqiptare, ku, populli shqiptar, për herë të parë filloi të organizohej për luftë të armatosur
Qëllimi i këtij shkrimi është, pikërisht, përmirësimi i fjalorit të atyre që nuk e kanë ditur, të atyre që me apo pa dashje nuk duan ta dinë, dhe,i   atyre që zoti e di së çka kanë menduar atëherë e çka mendojnë sot, si dhe nxjerrja në dritë e kësaj esence dhe fillimi i përshkrimit të luftës së lavdishme të komandantit Legjendar, sepse çdo betejë e tij, çdo aksion i tij, çdo rezistencë e tij është një luftë më vete, është një frymëmarrje më shumë në liri, që kurrë nuk duhet harruar kurrë dhe për asnjë çmim.
Shkrimin po e filloj kështu, duke gjykuar që kjo ngjarje e rëndësishme historike përkujtohet vetëm në formë Akademie, në një ditë të vetme (nga OVL-ja), bile, herë-herë, pa i dhënë hapësirë të mjaftueshme në mediat “tona” të shkruara e vizive. Jam i sigurt se prezantimi sa më i denjë i kësaj date, për dhe në lidhje me këtë rezistencë dhe personazheve pjesëmarrëse në të, ia shtojnë edhe më shumë vlerat tona historike e kombëtare. Kjo ngjarje lidhë etapat e rezistencës së armatosur shqiptare nëpër shekuj e vite, është mesazhi më i qartë dhe prova e parë e ringjalljes kombëtare shqiptare pas disa dekadave të përgjumjes “sonë” kolektive në krye. Kjo ngjarje me peshë historike, lë të kuptosh fillimet e para të organizimit ushtarak në mbrojtje të identitetit kombëtar, që, më vonë, kulmoi nga i njëjti kryepersonazh, me themelimin, organizimin dhe komandimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pos të gjithave, që është dashtë dhe duhet kujtuar gjithsesi, duhet kujtuar edhe 30 DHJETORI 1991, si dhe 6 MARSI 1999, ku, pikërisht, në flakët e luftës së lavdishme çlirimtare, në mes të ofensivave të egra serbe i ka fillet e Tij Manifestimi EPOPEJA E UÇK-së, atëherë, AI ËSHTË I GJALLË, që sot e sa vite po mbahet nën patronatin e kryeministrave të Kosovës, duke e ndërruar përherë Këshillin Organizativ dhe udhëheqjen artistike si fyshekët e martinës, si dhe duke i mënjanuar më meritorët e Tij. Me habit fakti: Pse asnjëri nga këta “udhëheqës”, me apo pa dashje, nuk u kujtua për këto që i përmenda më lart, apo, ndoshta, i kanë hipur “pampurit” për në “taborin e përvetësuesve” të autorësive dhe vlerave të të tjerëve, por, e kanë të kotë, sepse, po e përsëris edhe njëherë se; autorësinë, nuk do t’ia dhuroj askujt, për asgjë mbi faqe të dheut, për asnjë çmim. Këtë desha t’ia kujtoj edhe njëherë z. Shaip Muja, Kryetar i të ashtuquajturit Këshilli Organizativ, edhe pse e dinë të gjithë, fare mirë, se Manifestimi Epopeja e UÇK-së, qindra manifestime të tjera për Dëshmorët e Kombit e dhjetëra filma dokumentarë, ku i kanë fillet, si dhe autorësinë e tyre. Prandaj, pse e keqpërdorin atë?!
Derisa kënaqësia e z. Latif Zariqi dhe opinioni i tij dhënë RTK-së Natën e Zjarreve, më 7 mars 2010, për dhe rreth organizimit të Manifestimit është krejt në rregull, edhe unë do ta përgëzoj për angazhimin e tij, kurse për sukses flasin të tjerët, unë, vetëm do të thosha se ka qenë kopje origjinale e viteve 2000, 2001, 2002..., por, si ndodhi që të “mos e kujtoi idenë”, skenarin, organizimin dhe autorësinë e manifestimit (kjo nuk ka asnjë arsyetim, as falje). Pastaj, 6 Marsin 1999, dhe emrin “Ai është i gjallë”, dhe, krejt kjo me ngjasoi si hyrje në “pampurin e taborit të përvetësuesve”, por, gjithsesi, z. Latif Zariqi, nuk ia shoh për të madhe pse s’e kujtoi 30 dhjetorin 1991, sepse, është e vërtet se ka qenë anëtar i TAU “Hamëz Jashari”, madje, edhe pjesëmarrës në themelim, por, më shumë se një milion herë është e vërtet se kurrë nuk ka qenë ushtar i UÇK-së, as i ngarkuar me armë, as me detyra ushtarake. Kurse, sa i përket krijimtarisë, në këtë rast asaj artistike, dua që t’ia kujtoj udhëtarit “fatlum” të taborrit përvetësues, se; tjetër çka është ideja, skenari e autorësia, e tjetër çka regjia e gatuar-e gatshme, si buka e shtruar mbi tavolinë... (Me z. Latif, sot e 100 vjet, nuk dua të merrem më shumë se kaq, e di ai pse-në ?!).
Për të gjitha që i ceka më lartë, në veçanti, ato që i thash për idenë, skenarin, autorësinë e Manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, mund dhe duhet ta kishin thënë të vërtetën Gjeneral Agim Çeku, Gjeneral Sylejman Selimi, Rexhep Selimi, Sami Lushtaku, Shaban Shala, Sali Veseli, Xhemajl Bejta, Ilaz Derguti, Zejnullah Prokshi, Gani Koci e shumë personalitete të UÇK-së, derisa për të gjitha që janë shkruar në “Letrën e hapur për opinion” të datës 02.03.2010, dërguar të gjitha redaksive të gazetave, por, pse nuk u botua e dinë ata dhe politika e tyre (lexo në albaniapress.com), si dhe të këtij shkrimi, i posedoj dokumentet zyrtare, edhe pse, pas arrestimit tim, më 04 gusht 2002, pothuajse, të gjitha dokumentet dhe gjerat tjera që ishin në lokalet e TAU-së, kinse ishin asgjësuar, shkatërruar apo përvetësuar për qëllime personale të udhëtarëve “fatlum” të taborreve përvetësuese, unë i kam të ruajtura kopjet e tyre të cilat kanë përputhshmëri 100% me faqet e ditarit tim të luftës, pasuri me vlerën më të madhe të krijimtarisë sime, dhe, krejt në fund, dua ta them dhe ta ripërsëris, se, atë që nuk është e imja, asnjëherë nuk e kam dashur për timen, nuk e dua as sot e nuk do ta dua as nesër, por, ajo që është e imja, do ta mbroj me të gjitha mjetet dhe forcat demokratike e ligjore...
(Herën tjetër, do të zbardhim shumëçka të pa publikuar, deri me tash, për luftën, për artin në luftë, për betejat, për urdhrat...)
Dibran Fylli, regjisor, invalid i luftës dhe i burgosur pas lufte

Search site

© 2014 All rights reserved.