NËNËN QË LINDI BEKIM BERISHEN, DUHEJ TA PËRKRAHTE KREJTË KOSOVA

NËNËN QË LINDI BEKIM BERISHEN,   DUHEJ TA PËRKRAHTE KREJTË KOSOVA

Në një vizitë që bëra në marketin që mbanë emrin e Legjendës “ABEJA” në qytetin e bukur të Pejës, ku punon motra Zyrafete, vërejta një shqetësim në vizat e fytyrës së saj që i ngjanin kryekëput AB-së. Ajo sikur donte të thoshte; “...ah vëlla, as atëherë kur Lokja kishte më së tepërmi nevojë për shokët e Bekimit, nuk erdhën... e shumica e tyre nuk morën pjesë as në varrimin e saj...”, por ajo vetëm ofshante. Ofshama e saj fliste vet.
 
                                 

                                                     autori i shkrimit gjatë një vizite Nënëmadhes

Motrës Zyrafete i kishin ardhur nga Kroacia disa fotografi e kujtime të freskëta për vëllain Bekim Berisha. Shumë nga “shokët” e Bekimit që kishin dëgjuar për këto fotografi po i donin për vete. Athua pse ?! përgjigja është e lehtë, për ndonjë montazhë të mundshme !, por ja se nuk do të jetë ashtu sepse motra e AB-së, ato do t’i ruaj unikat   bile edhe po kërkonte gjë sende tjera e fotografi të Bekimit për t’i vendosur në shtëpinë ku ka lindur Legjenda dhe që ajo shtëpi të mbetet “SHTËPI MUZE” (ashtu edhe e meriton). Pas bisedave, prapë heshtja që fliste.
Duhet përmendur vullnetin e mirë të piktorit të mirënjohur klinas Idriz Berisha i cili pa hezitim pranoi që t’ia punojë një pikturë të bukur të Nënëmadhes me birin e saj Bekimin për ta filluar pasurimin e Shtëpisë Muze në Grabovc dhe duke premtuar se kjo nuk është e as do të jetë hera e fundit që ky burrë bote të punojë për ata që me gjakun e tyre na sollën lirinë.
Krejt kjo do ta sjellë si përfundim thënien “Nënën që lindi Bekim Berishën, duhej ta përkrahte krejt Kosova”..

Search site

© 2014 All rights reserved.