ZGJEDHJET NË IRJM DHE GJAKDERDHJA E RRADHËS, EDHE MË E MADHE, E SHQIPTARËVE TË SHQIPËRISË LINDORE !

ZGJEDHJET NË IRJM DHE GJAKDERDHJA E RRADHËS,

EDHE MË E MADHE, E SHQIPTARËVE TË SHQIPËRISË LINDORE !

 

Gafurr Adili

 

Bazuar në informacionet e grumbulluara (shumë të sigurta), jo vetëm nga radhët e të gjitha partive politike shqiptare në IRJM, por edhe nga radhët e partive sllavo-maqedonase, kemi arritur të kuptojmë se, zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen gjatë kësaj pranvere, në qershor të vitit 2011, do të janë shumë të përgjakshme, edhe më të përgjakshme se sa zgjedhjet e mbajtura deri më tani.

 

Bandat e partive politike shqiptare, të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të Zotit Ali AHMETI, do të mbështetën (me armë) nga bandat e aleatit të saj në “Republikën” e Kosovës, të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), të Zotit Hashim THAÇI dhe CO.

Kurse, bandat e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), të Zotit Menduh THAÇI, do të mbështetën nga bandat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të vëllezërve Ramush dhe Dahut HARADINAJ.

Vetëm Partisë "Rilindja Demokratike Kombëtare" (RDK), të Zotit Rufi OSMANI, aktualisht i mungon aleati i saj (me banda) në “Republikën” e Kosovës, dhe nëse ajo do të garojë e vetme, pa iu bashkangjitur BDI-së apo PDSH-së, atëherë ajo (RDK) do të jetë midis dy zjarreve , midis zjarrit të BDI-së dhe zjarrit të PDSH-së, gjë kjo që do të sjellë edhe gjakderdhjen ndërshqiptare (të radhës), edhe më të madhe se në të kaluarën,

edhe se gjakderdhja e vitit 2001, kur luftohej për pushtet pa pushtet dhe edhe pa shtet, sepse ashtu si arrën (pushtetin) edhe çekanin (shtetin) e kanë dhe vazhdojnë ta kanë pushtuesit e kolonizatorët sllavo-maqedonas të Shqipërisë Lindore.

 

Gjithashtu, kemi arritur të marrim informacione se, pavarësisht se sa deputetë do të arrijë të fitojë Zoti Rufi OSMANI me partinë e tij,

në qeverinë e ardhshme sllavo-maqedonase të VMRO-DPMN, Zoti Nikolla GRUEVSKI, i cili do t'i fitoje edhe zgjedhjet e qershorit 2011,

do ta marrë Zotin Rufi OSMANI me partinë e tij, Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK). 

 

Të luftosh për pushtet pa pushtet dhe edhe pa shtet, kur atë pushtet dhe atë shtet e ka pushtuesi e kolonizatori i trojeve të Shqipërisë Lindore, edhe duke e denigruar çështjen kombëtare shqiptare nën IRJM, siç ka ndodhur deri më tani, për gati dy dekada me radhë,

nuk mundet të quhet ndryshe, përveç se veprim antikombëtar.

Por, të nxisësh luftën vëllavrasëse midis shqiptarëve dhe të shkaktosh edhe gjakderdhjen ndërshqiptare, në emër të luftës për pushtet,

për llogari dhe për interesa të pushtuesve e të kolonizatorëve sllavo-maqedonas, është më shumë se veprim antikombëtar,

është krim që duhet ndëshkuar shumë rëndë nga shqiptarët e Shqipërisë Lindore (Lugina e Vardarit-ILIRIDA) nën IRJM,

fillimisht me bojkotimin e zgjedhjeve dhe me pas edhe me.....

 

Prandaj, edhe gjykoj që, të gjitha forcat (shoqatat) patriotike shqiptare në IRJM, me në krye Frontin Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), doemos duhet që t’i bojkotojnë zgjedhjet sllavo-maqedonase në IRJM.

 

 Postuar nga: Gafurr Adili

 

Search site

© 2014 All rights reserved.