Kulturë 

 Sa bukur e sa interesat !?

 

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT

dhe

FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË "DRINI PORTIK

 Dita e 10e 11 Qershorit ishte ditë Feste në Prizren. Nga të gjitha anët e Shqipërisë, qytetarët kishin mësyer qytetin e Lidhjes. Ato ditë të gjitha rrugët të qonin të tempulli i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Aty, 132 vite më parë ishte vendosur për fatin e tokave shqiptare. Tash pas kaq vitesh, në po të njejtin vend, nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës e sa për të thënë së ky Festival Ndërkombëtar i poezisë "Drini Poetik", po organizohet nën patronazhin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, poet e shkrimtar nga e gjithë hapësira shqiptare dhe nga Diaspora, u tubuan për të thënë edhe në fjalën e shkruar artistike, edhe në përshëndetjet e tyre, edhe në ndjenjat e tyre se, Prizreni ka qenë dhe do të mbetet kryeqyteti i shqiptarisë.

Ora 10:00, me himnin kombëtar, të kënduar e interpretuar me profesionalizëm nga kori vendor, ku të gjithë rrinin me sy të drejtuar, duke e shikuar shqipen dykrenore që valëvitej në Tempullin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe me një himn tjetër, fill pas tij, që si duket për më tepër se 95% të të pranishmëve nuk e kuptonin apo nuk deshën ta kuptojnë, vetëm se rrinin ulur dhe dëgjonin një melodi që s’i përkiste asnjë zhanri, si dhe me fjalë rasti e përshëndetëse nga i pari i komunës së Prizrenit, u përkujtua kjo ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, duke i lënë vend pikës në vijim "Ora e Lidhjes"

  

Ora 11:00, me tingujt e bukur flaute e me interpretim të shkëlqyer të Nita Krajkut, u bë hapja zyrtare e Festivalit, në mungesë të Kryetarit të LSHK-së z. Adem Demaçi dhe të kryeministrit z. Hashim Thaqi, ky i fundit as qe vet e as kishte dërguar ke nga kabineti i tij. Roli i kryesuesit të të gjithave, u kalua me apo pa dëshirë të z. Shyqri Galica, i cili të paktën përshëndeti në emër të atyre që është dashur të ishin prezent dhe shpalli të hapur Festivalin, duke i lënë vend të parit të komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja, i cili edhe na uroj edhe bëri fushatë e reklamë të mjaftueshme për pozitën e tij dhe të komunës që ai drejton. Në mungesë të një moderatori, z. Galica prapë mori edhe këtë rol mjaftë të vështir e domethënës për skenën dhe filloi të i thërriste poetët që do të ligjëronin në Orën e Lidhjes. Kjo festë e bukur poetike ne Tempull, përfundoi pa paraqitjen e asnjërit nga poetet e degës së Prizrenit, edhe pse ishin prezent.

Ora 13:00, në holin e Pallatit të kulturës, ku ishte përgatitur edhe Ekspozita letrare, u bë Përurimi i gjashtë veprave letrare, por për çudi, kësaj radhe "pip n’këmbë, n’kokërr të korridorit" (se di a ka mundur kush t’i përcjellë të gjithë referuesit). Çudi, salla e zbrazët, komode, me klimë e poetët, ka pasur edhe të moshuar që s’mund qëndronin në këmbë, të liheshin nëpër korridor të Pallatit !

Ora 14:00, Ekspozitë artistike në Hamamin e qytetit, nga Piktorë të Prizrenit dhe më pas dreka e organizuar në ora 15:00 dhe vendosja në hotel për t’i lënë vend mbrëmjes se poezisë.

Ora 18:00, në Pallatin e kulturës, tash me moderator e me tingujt e bukur flaute, z. Galica, e tha fjalën e hapjes, për t’u lënë vend poetëve që ligjëruan në Mbrëmjen e poezisë dhe tingujve të kitarës dhe të pianos që i relaksuan të pranishmit me interpretim të shkëlqyer znj. Rina Bilurdagu dhe Rinor Ukimeri. Pas përfundimit të kësaj feste të mbrëmjes, u bë shpallja e laureatëve të çmimit "Metafora I, II dhe III", me ç’rast juria shpalli rezultatet. Për çudi, poezia më e "mirë", për juri ishte poezia që më së shumti pati data historike e qepje hartash.... Vlerësim jo i drejtë (ky nuk është vetëm mendimi im, të paktën 90% të atyre që ishin prezent, mendonin kështu). I vetmi shpërblim që i është dhënë dhe i është bërë me hile sepse e meritonte të parin, është ai që ju dha Rushit Ramabajës, të tjerat shkuan si shkuan... sipas jurisë do të thosha "zot bane rrmok këtu e një milion vjet !!??".

E premte, ora 10:00, meqë ishte festë dhe shkollat nuk punonin, Vizita letrare për fëmijë u mbajt në Sallën e Ekzekutivit, ku poetët i lexuan poezitë e veta njëri tjetrit. Kështu kaluam të Sesioni letrar

Ora 11:00, Sesion letrar-Lidhja Shqiptare e Prizrenit në letërsinë shqipe, ku me kumtesat e tyre u paraqitën dhjetë krijues e studiues. Pas përfundimit të Sesionit letrar, në mënyrë të organizuar dhe sipas programit të paraparë nga organizatori, vizitë në Lumbardhë. Pas drekës përshëndetëse dhe urimeve të mirëseardhjes në vitin e ardhshëm nga i pari i komunës df

 

 

 

 

Search site

© 2014 All rights reserved.