LYPSARËT PA FJALË!?

10/05/2011 00:17

 

Tregim -  E vërteta në kryeqytet

 

LYPSARËT PA FJALË!?

“...jam pa prind, nëse me ndihmoni mua, zoti u ndihmoftë ju”

 

Vjeshta e vitit 2010 kishte filluar të trokas nëpër rrugët e kryeqytetit, edhe ditët kishin filluar të shkurtoheshin e netët bëheshin të ftohta. Tarracat e kafiterive të vendosura nëpër trotuare, thuajse kishin mbetur të zbrazëta. Njerëzit lëviznin poshtë e lartë, disa nga ta uleshin aty këtu, por, jo gjatë kohë. Ata që uleshin, porositnin kafe dhe pritnin mikun në takim pune dhe iknin se cili në drejtimin e vet. Unë, posa arrita para Teatrit, vendosa të ulem në tarracën e kafiterisë “teatro”, porosita një makiato dhe pa vonuar arriti Tafil nipi, u përshëndetëm dhe filluam bisedën e zakonshme siç e zhvillonim çdo ditë që takoheshim me nip Tafilin. Pa vonuar para tavolinës sonë u gjend kamerieri, ai posa e pa nipin foli; “një ekspres të shkurtër a po?”.

Diku kah fundi i tarracës ishin të ulur tre veta. Ata pinin kafe dhe bisedonin mes veti pa u dëgjuar as në tavolinën më të afërt të tyre. Biseda e tyre dallohej si bisedë vetëm në lëvizje buzësh. Pa e qua as edhe një gërgamë nga filxhani, erdhi një djalosh me rroba të vjetruara. Në moshë ishte kah të dymbëdhjetat, ende shtalpak, i ndrojtur sikur e ndiqte dikush. Në gjunjë kishte dy arna me ngjyrë të kaltër. Krahët i mbante të përmbledhur dhe dukej i strukur edhe kur kalonte pranë tavolinave të zbrazëta. Kaloi afër nesh dhe ndaloi të tavolina në fund të tarracës ku rrinin të ulur tre veta. Lëshoi një letër në tavolinën e tyre, shikoi tre burrat me habi dhe erdhi për ta lënë letrën, me të njëjtin tekst, mbi tavolinën ku ishim të ulur unë dhe nip Tafili. Para se ta lëshoi letrën, na vështroi me shikim tejshpues, pa bë zë lëshoi letrën duke vazhduar kah tavolina tjetër...

Lypsari pa fjalë, këtë e kishte rutinë ditore. Ai ditë të tera sorollatej andej pari për ta siguruar një kafshatë bukë, të paktën ashtu thoshin të gjithë kur e lexonin letrën e lënë mbi tavolinë. Dhe kur e lexuam letrën, sikur na zuri toka e na u përmbys qielli. Djaloshi që tani duhej të ishte në orë mësimi, ai kërkon lëmosh! Ja se ç’shkruante në letrën e djaloshit sykaltër që na mbeti e pashlyer në kujtesën tonë; “...jam pa prind, nëse me ndihmoni mua, zoti u ndihmoftë ju...” dhe derisa e lexuam letrën që na mbeti nëpër duar, lypsari pa fjalë filloi t’i mblidhte letrat që pak më parë i kishte vendosur në tavolinat e tarracës ne kafiterinë “teatro”, dhe, iku drejtë sheshit.

tetor 2010

 

Back

Search site

© 2014 All rights reserved.