AKTORI - VETERANI I SKENËS SË TETRIT TË SKËNDERAJT BILALL KOCI

AKTORI - VETERANI I SKENËS SË TETRIT TË SKËNDERAJT BILALL KOCI

Bilall Koci, ka lindur në Polac të Skënderajt, është shkolluar dhe edukuar kryekputë drenicakqe. As nuk kishte lëvizur ndonjëherë e as sot nuk lëviz nga edukata, sjellja, urtia e tradita që i kishte trashëgimi nga të parët e truallit të Hasan Prishtinës. Është arsimtar i gjuhës dhe letërsisë.
Ka qenë, është dhe do të mbetet edukator i gjeneratave të reja, punëtor i dashur dhe i afërt me familje, shok e dashamir. Punon në shkollën fillore në Makermal, kurse punën e tij prej aktori të shkëlqyer e bënë në Teatrin “Naser Kodra” në qytetin e Skënderajt. Ai edhe pse me trup çdo ditë punë është pran nxënësve të tij në shkollë, shpirtin e tij fisnik do ta gjesh në skenën e Teatrit në Skënderaj. Bilallit aty i pushon shpirti, aty i flenë mendja sepse Teatri është pjesë e rritës së tij. Skenën e ka pjesë të jetës madje e ka edhe pjesë të familjes, jeton me dhe për të. Ky shkrim nuk është as biografi, as monografi, është një udhë rrëfim i një aktori veteran të skenës. Bilalli qysh në moshën e re, pothuajse që nga themelimi i Teatrit të parë në Drenicë, i cili teatër më vonë emërohet Teatri i Qytetit “Drenica” Skënderaj, ishte aty, ishte ndër më të dalluarit në interpretim të roleve që i besoheshin. Kishte nderin të luaj në një nga dramat ku interpretojë i madhi Hamëz Jashari. Bilalli, nuk kishte dramë a pjesë skenike që ishte në duart e regjisorëve të këtij teatri e që ai nuk kishte rol, madje në raste jo të rralla ishte asistent, regjisor apo edhe konsultat regjie.
Ky aktor drenicak, interpretoi role prej më të ndryshmeve, me interpretimin e tij të jashtëzakonshëm realizoi shumë karaktere të personazheve të ndryshme. Ishte mjeshtër i rrallë i interpretimeve në role negative. Dallohet në   role të personaliteteve ushtarake-policore. Ka aftësi të veçanta në interpretim të humorit. Por kjo nuk është e tera, Bilalli ka bagazh të pasur e të madh në interpretim të karaktereve të ndryshme në filma artistik e në komedi.

Atëherë kur pushtuesi serb e kishte pamundësuar punën në kosovafilm e në shumë teatro anë e kënd Kosovës, në Drenicë, një grup artistësh të rinj, kishin marr guximin dhe iu kishin qasur punës në terren për ta realizuar filmin “Dalja nga errësira” (sipas dramës “Hakmarrja), këtu Bilall Koci me interpretim brilant dallohet në rolin e policit serb. Me kalimin e kohës dhe duke e parë se në Kosovë situata sa vije e keqësohej, ky grup aktorësh fillojë të rritet, pas një kohë jo të gjatë prapë ekipi u gjend në terren, kësaj radhe realizojë video filmin “Deri kur !...” në dy pjesë, Bilalli prapë shkëlqeu me rolin e oficerit turk. Më pas, po nga kjo trupë, tani më me përvojë të mjaftueshme në realizimin e filmit, realizojnë filmin “Adisa dhe Ademi”, “Kohët e liga” e ndërkohë realizojnë edhe komedinë “Kalanica e Kadiut”. Në të gjitha këto projekte filmike, rolet që interpretojë Bilalli, u veçuan përkrah kualitetit interpretimit dhe disiplinës së Bilallit prej aktori të dëgjueshëm e të sjellshëm.
Tani ky aktor i shumë adhuruar, luan një rol shumë delikat e me karakter prej kidnapuesi, në filmin artistik aksion-sport-luftarak “Betimi” me skenar e regji të Dibran Fyllit.
Figura e kompletuat artistike e tij mbetet edhe në këtë moshë e shumëkërkuar nga regjisoret.
Puna e tij e palodhshme dhe profesionale bëri që aktori-veteran Bilall Koci, të mbetet më i adhuruari i shikuesve ndër aktorët e këtij Teatri, por jo vetëm në Skënferaj, ai shikohet edhe nga adhuruesit e filmit e të dramës në mbarë Kosovën

Search site

© 2014 All rights reserved.