FIGURA E BILALL KOCIT-EMBLEMË E TEATRIT DRENICAK

FIGURA E BILALL KOCIT-EMBLEMË E TEATRIT DRENICAK

Bilall Koci është drejtor i teatrit   “Naser Kodra” në Skënderaj. Ky teatër funksionon në kontinuitet që nga viti 1976. Atë botë ky teatër quhej Teatri “Drenica” i Skënderajt . Ishte më shumë se teatër , sepse teatri i paraprinë revolucionit. Një qytet pa teatër është si njeriu pa mushkëri, apo si qyteti pa park dhe pa lum...
Teatri i Drenicës në Skënderaj krenohet me pesë figurat historike jo vetëm të artit skenik e atij filmik por edhe atij luftarak. Ky teatër i fali lirisë së Kosovës 5 aktorë-Dëshmor kombi, jo vetëm që ia shtoi namin skenës por edhe luftës për liri e bashkim kombëtar. Na bëri që ne të gjallët të ndihemi aq të vegjël në krahasim me këta emra historie por krenar e të fort në skenë e në shesh, në shkollë e në universitet, në shoqëri e në çdo cep të botës që na përplas jeta e këtij shekulli të mbrapsht e me plot padrejtësi...
Emrat që do t’i mbajë mend teatri dhe historia:
1. Hamëz Jashari
2. Naser Kodra
3. Qazim Jashari
4. Nazmi Jashari
5. Sejdi Shala-Reka
Në shkollën fillore “Elena Gjika” në Makerrmal, Bilall Koci, ka formuar një muze shkollor ku ka të grumbulluara eksponate nga shtëpia shqiptare, oda shqiptare dhe eksponate nga lufta e fundit. Merret edhe me mbledhjen e folklorit për fëmijë.   Gjersa ishte në Mitrovicë, arsimtar   në shkollën fillore “Nonda Bulka”, nxori revistën për fëmijë “Kënga e Bilbilit”, Bilall Koci ishte kryeredaktor.

    PUNA ARTISTIKE E AKTORIT EMBLEMË TË TEATRIT
1. Dama e parë në të cilën luajti Bilall Koci është “Shtatë shaljanet” e autorit Ndrek Luca, kjo ndodhi në vitin 1972 në kuadër të gjimnazit të Skënderajt, i dalluar ishte roli i Ibrahim Pashës.
2. Drama “Rrëmuja” e autorit   Jusuf Klmendi e me regji të Atdhe Gashit, Bilalli ishte dalluar në interpretimin e rolit të komandantit gjerman. Kjo dramë ishte pjesëmarrëse në Festivalin e Teatrove në Ferizaj.
3.   Në Recitalin “Ma mirë vdekje së rob”, regjia Atdhe Gashi, roli   i Gjon Kenedit.
4.   Drama për fëmijë “Rruga per Deçan”, regjia B.Koci dhe roli i Mixhës Ramë
5.   Drama për fëmijë ”Ditëlindja e bukurisë”, regjia Bilall Koci
6.   Drama për fëmijë “Jaku dhe Uka”, regjia Bilall Koci
7.   Drama “Hakmarrja” e autorit Jusuf Kelmendi me regji të Beqir Beqiri roli i Markut
8.   Drama “Agu”, autor Din Mehmeti, regjia Beqir Beqiri, roli i Nikes (roli kryesor)
9.   Drama “Fosilet”, autor Azem Shkreli, regjia dhe roli i Cufë Sokolit Bilall Koci
10. Drama “Nita”, autor Josip Rela, bilalli ishte dalluar në rolin e Gjon Kristoforit. Kjo dramë,
      nga Teatri i Skënderajt u përgatit tri herë, dy herë me regjin e Bilall Kocit dhe njëherë
      me regji të Beqir Beqirit.
11. Komedia “Edhe dhia do tagji”, autor Gjon Gjergjaj, regjia Bilall Koci
12. Drama “Ik Jak ik”, Jusuf Kelmendi, regjia Beqir Beqiri, roli i Oficerit gjerman
13. Drama “Dasma e lirisë”, regjia Bilall Koci dhe Shaqir Bejta, roli i Atasheut rus
14. Drama “Shtroj era”, autor Nebil Duraku, regjia Bilall Koci, roli i të burgosurit
15. Drama “Princi i hijeve”, regjia Bilall Koci, roli i Mbretit Fantazmë
16. Pjesa skenike “Ai është i gjallë -I-”, autor Dibran Fylli, regjia L.Zariqi, roli i kryepolicit
17. Pjesa skenike “Ai është i gjallë -II-”, autor Dibran Fylli, regjia L.Zariqi, roli i kryepolicit
18. Drama “Kali i shtrigës”, autor Gj. Gjergjaj, roli i policit serb
19. Drama “Me gjoks para ortekut të tradhtisë”, autor Hasan Dajaku, regjia Bilall Koci dhe
      Shaqir Bejta, dallohet roli i VëllaDanZiut që interpretoi Bilall Koci
20. Komedia “Tri ditët e kiametit”, autor Luan Qafëzezi, roli i të dërguarit nga Tirana
21. Komedia “Fakiri i madh”, autor Jusuf Kelmendi, regjia Bilall Koci dhe Shaqir Bejta, kjo
      komedi ishte shpërblyer me çmimin regjia më e mirë në festivalin e Teatrove në F.Kosovë
RECITALET
1. “Përjetësia”, regjia Bilall Koci dhe roli i Orakullit
2. Recital kushtuar Isa Boletinit, regjia Bilall Koci
3. “Ecje nëpër shekuj”, autor Kadri Zeqiri, regjia Bilall Koci
“Jam shqiptar”, autor Kadri Zeqiri, regjia Bilall Koci
PUNA ARTISTIKE JASHTË TEATRIT TË SKËNDERAJT
Bilall Koci, përpos që ishte i admiruar nga nxënësit dhe arsimtarët e shkollës fillore “Nonda Bulka”, ishte i afërt dhe regjisor i shkëlqyer me grupin e dramës të nxënësve të kësaj shkolle. Ai me sukses i përgatiti këto drama e pjesë skenike për fëmijë;
1. Dramën “Nita” të Josip Reles
2. “Kush ja bënë gropën dikujt bie vet” dhe
3. “Borbardha dhe shtatë shkurtabiqet”
Ndërsa në shkollën fillore “Elena Gjika” në Makerrmal, ku edhe sot punon, me grupin e dramës të kësaj shkolle përgatiti këto drama dhe pjesë për fëmijë:
1. “Takimi i stinëve”
2. “Pendimi”, autor Riza Ibrahimi
3. “Gjaku”
4. “Vajza në pantallona” (kjo dramë u shpërblye me çmimin aktori më i mirë)
5. Drama “Era e ftoit-Omeri i ri”, autor Hajro Ulqinaku (kjo dramë në Festivalin e Teatrove Shkollore në Skënderaj, u shpërblye me çmimin drama më e mirë, kurse në Klinë mori katër çmime; aktori më i mirë, kostumografia më e mirë, teksti më i mirë dhe regjia më e mirë)
6. Recitali “Refugjatet”, autor dhe regjisor Bilall Koci dhe
7. Recitali “Marsho Kosovë”
ROLET NË FILMA E KOMEDI
1. “Dalja nga errësira”, skenari Ismail Tahiri, roli i Markut
2. “Deri kur -I-dhe -II-“, regjia Dibran Fylli dhe Shaqir Bejta, roli i Oficerit turk
3. “Adisa dhe Ademi”, regjia Beqir Beqiri dhe Bilall Koci, roli i Hoxhës
4. “Kohët e liga”, regjia Beqir Beqiri dhe Ismail Tahiri, roli i të Çmendurit
5. Komedia “Kalanica e Kadiut”, skenari dhe regjia Dibran Fylli, roli i Talit
6. “Martesa e bariut”, regjia Adem Mikullovci, roli i Përcjellësit
7. “Ngjyra jete”, regjia Adem Mikullovci, roli i Shabanit
8. Film artistik “Betimi”, skenari dhe regjia Dibran Fylli, roli i Kidnapuesit
9. Filmi artistik “Azem Bejta”, skenari Zymber Kelmendi, regjia Halil Budakova, roli i Xhandarit serb
10. Filmi dokumentar për Dëshmorin-aktor Naser Kodra, regjia Bilall Koci
11. Filmi dokumentar “Shaban Polluzha, Komandanti plak”, regjia Bilall Koci
12. Film i metrazhit të shkurtër “Përpjekja” dhe “Thesari”, regjia Faton Bajraktari...

Ky ishte bagazhi artistik i aktorit Bilall Koci, i cili edhe sot nuk pushon se vepruari në fushën e artit skenik dhe atij filmik, duke qenë gjithherë i gatshëm që të luaj në cilëndo dramë apo film. Nuk është kundërshtues i asnjë oferte që i afrohet nga regjisorët, ai i mirëpret ato, por edhe regjisorët që punuan me këtë artist, nuk mund ta parashohin punën në terren pa Bilallin.

Search site

© 2014 All rights reserved.