Në kujtim të Legjendës fytyrëqeshur

Në kujtim të Legjendës fytyrëqeshur

 SHTËPIA E TIJ ISHTE KREJT KOSOVA-MËNGJESI I NJË DITE TË QERSHORIT

Në këtë ditë qershori, nuk po prisja ndonjë të re, as thirrje as mysafir, të pakten kështu kisha planifikuar ta kaloja diten e diel, pa zhurma, pa diskutime, bile edhe lapsin do ta lija te pushonte, por ja se nuk shkoi sipas planifikimit tim. Zilja e telefonit bie dy tri herë, pushonte pakëz dhe prap vazhdonte melodija e vjeter në telefonin tim. Isha i detyruar të hapja telefonin për të kuptuar së ç’po ngjet aty nga vije thirrja. Një alo dhe shpejtë e kuptova së përtej telit ishte shoku i istikamit   dhe invalidi i parë i luftimeve të para në Betejën e Likoshanit e të Qirezit. Sabit Geci kishte marr rugë për në qytezen e Buzëdrinit; “...me prit, për dhjet minuta jam aty” dhe e mbylli telefonin pa dhënë asnjë shpjegim. Rrugëtimi ynë në këtë ditë qershori ishte për në Dukagjinin e Legjendës fytyrëqeshur. Donim që ta vizitonim Nënëlokën që ende po vazhdon të jetoi, t’i pres e t’i percjell shokët e AB-së që po merrnin rrugë për ta vizituar Grabovcin Bekimberishian, për ta vizituar e çmallur me vendlindjen e sypatremburit dhe për të marr forcë e kurajo edhe për ndonjë ditë jete...
Ah, sikur të mund të ndaloja para një grumbulli njerëzish me fytyra të qeshura e tu thoja vetem nja dy tri fjalë, por... ku të gjesh aso fytyrash në këtë fillim shekull mafioz !?
Në hyrja të fshatit, sikur të ndalonte një fytyrë me buzëqeshje ironike. Ajo sikur të pyeste; “...për ku je nisur o shok...?”, e ti as që ke përgjigje, as që do të mund përgjigjej njeri pa i shtruar pyetje vetes; “ah ...u nisa për të ty, sa për t’mos thënë së nuk...?!”. O zot, po kjo mund të jetë ngjarje e pa fund, edhe pse ende pa filluar mirë mund të ngatërrohet njeriu me vetvetën. Para një pllake përkujtimore, ku aq bukur rrinte figura e sypatremburit Bekim Berisha dhe në te ishin të thurura dy tri shkronja që po t’i shikosh pak më gjatë do ta kuptosh edhe shprehjen e fytyrës gati të mbuluar nga pluhuri i harreses... këtë që unë me shokun e istikamit po qëndronim para tij, e kishin ndërtuar familja, e ne, asgjë pos dy tri kokërrave loti për shokun që na i nxori një i ri e që ndoshta rastisi aty pari. “Ju po e kërkoni Nënën e Bekimit ?, sa mirë... atë vijnë për ta vizituar nga Kroacia e nga Bosnja, por nga këtu shumë pak dhe shumë rrall...” Kjo ishte dhurata e parë që na u dhurua nga një fëmijë në hyrje të fshatit, para Pllakës Përkujtimore të njeriut që la gjurmë në historinë e popujve liridashës. Hyrja në derën e oborrit të një shtëpie të re, ecja me hapa të ngadalësuar deri të dera e dhomës ku po qëndronte nënë Fahrija ishte sikur njeriu i humbur në mes njerëzimit. Televizori po punonte me një zë që po dëgjohej edhe në korridoret e shtëpisë. Në shtrat ishte duke pushuar e menduar Nëna Qëndresë, kishte para syve të vendosur portretin e Bekimit që i fliste pa bëzë për Kosovën, Shqipërinë e për krejt shqiptarinë. Një tavolinë e kishte para vetes dhe mbi te të vendosur një grumbull ilaqe...o zot, janë të vjetruara apo...dhe kokërra e lotit që ishte kacavjerrë nëpër faqe, rrëshqiti në dysheme...
Jo pse nuk mundem të vazhdoi, por nuk dua të shkruajë më tej, para së t’i thëmë dy tri llafe për penen e historisë e për historianet-ndoshta edhe nuk e kam atë të drejtë, e ndoshta edhe po !? sepse jam i pa punë, e njerëzit pa punë lypin punë. Kësaj radhe mos ma shihni për të madhe. -Edhe pse historiaët mendojnë se domeni i fushëveprimtarisë se individit, e ngushton fushën e interesimit të historianit, megjithëatë figurat marakante siç është figura e Bekim Berishes- AB-së, për çdo pendë historike, që do të merret me këtë figurë, është përgjegjësi e madhe.-Emri i Bekim Berishes - AB-së, është brum historik për brezat e ardheshëm, është emër i varrezes së pasjetës, për të jetuar me jetë të përjetë. -Është emër që përbënë figuren më të paster dhe më të pasur atdhetare, figurë e cila shkelqen në lartësinë dhe madhështinë kombëtare, në veteqenien dhe ardhmërinë mbarëkombëtare. Ne flasim rrall, secili prej nesh perpiqet ta kapë fijen e kujteses që lidhet me AB-në. Të rrëfimeve dhe legjendave për të dhe heroizmin e tij. Kuptimin më fisnik për luftën tonë çlirimtare, secili luftëtar në Drenicë, Dukagjin dhe në mbar trojet shqiptare, ku permend pseudonimi ABEJA, menjëherë e thot edhe epitetin "Legjendar". "Abeja legjendar" i luftës në Kroaci, për të cilin në këtë shtet është thënë se ka patur vlerë më shumë së 100 ushtar. Atje ku kryetari Tuxhman, me rastin e rënies së Bekim Berishës në Junik, urdhëroi që në të gjitha Kazermat kroate të mbahej një minutë heshtje. Janë disa kujtime kur njeriu s'mund t'i harrojë e as të mos i kujtoi. Edhe Abeja kurrë s'do ta ketë harruar këtë rrugë. Rrugën e nisjes. Rrugën për ta ndihmuar popullin kroat që të çlirohej nga Serbia. Rrugën për t'i ndihmuar të tjerët gjithsesi, që nesër, bashk me qindra luftëtar të tjerë shqiptar të kësaj lufte, t'i kthehet çlirimit të Kosovës. Gjatë gjithë rrugës mendja nuk me shkonte të askush tjetër, as të zoti bile, e mendoja vetëm shikimin e tij të mprehtë, fytyrën duke i qeshur e shum tipare të tij që i rralli kush i kishte. Në Kroaci është konsideruar si më i miri luftëtar, këtë ma kanë thënë shumë bashkëluftëtar të tij që kishin patur rastin të jenë përkrah tij në luftën e Kroacisë e të Bosnjes. Edhe pas luftës në Kroaci, ai prej vitit 1997, shpesh ka hyrë dhe ka dal ilegalisht në Kosovë. Në vitin 1998 ai ka qenë ndër të parët luftëtar lirie që ka hyrë në Kosovë. Abeja ka qenë djalë që ka shkelqyer. Ne të gjitheë bashkëluftëtarët e tij çlirimtar, Abin e kemi pasur idol për heroizmin, sakrificen, strategjin dhe guximin e tij. Gjenerali kroat Bobetko, ua kishte thënë disa herë shqiptarëve që jetoin e veprojnë në shtetin kroat së; “... nuk do të më dal as shpirti pa e vizituar varrin e Abit”. Për më shumë, Bekim Berisha ka qenë edhe në Legjionin e të huajve në Francë, ku ka shërbyer dhe ushtruar për 5 vite. Pos eksperiences gjatë stervitjes (këta ekspert dërgohen në xhunglat e Amerikës jugore, Shkretëtirat e Azis dhe në vendet më të ftohta për tu mësuar me të gjitha kushtet atmosferike). Pastaj ishte derguar edhe nëpër vende të ndryshme për të fituar ekseriencë si në, Afriken veriore, Algjeri, Somali, Lindjen e mesme etj. Ky luftëtar profesionist i vërtet që e kishte gjithë këtë përvoj luftarake, ndër të parët iu bashkuar rreshtave të Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës për të luftuar për lirin e vendit të tij.   S’duhet harruar se ka pasur dy patente shkencore, ka projektuar, analizuar e ndërtuar paisjen speciale për hedhjen e granatës së dorës me pushkë automatike; e quajtur “granatahedhes pushke”, paisjen tjeter ushtarake të quajtur “minahedhesi i UÇK-së”, i projektuar dhe i ndërtuar nga vet ABEJA prej “kiperit të autoscanisë” e që kishte kalibrin 97mm, “zankat këmbësorike” të ndërtuara prej kunjave me granata dore e të lidhura me telin e tejdukshëm, “kutia me 40 granata dore” e përdorur si minë antitank që u përdor kundër kolonave të automjeteve të blinduara të armikut në prill të vitit 1998 të vendi i quajtur “Baraka e Resnikut” e që pati efekt pozitiv si dhe shumë paisje tjera luftarake që ne deri atëherë nuk i kishim menduar, por me ardhjen e Bekim Berishës, çdo çlirimtar ato i pa, i preku dhe i provoj kundër forcave të armikut. Asaj kohe ishim më të fortë, më të aftë dhe më të guximshëm sepse e kishim në mesin ton strategun e luftërave çlirimtare të madhin Bekim Berisha. Në këtë shekull të ri e të mbrapshtë, kështu e ka njerëzimi "Në shtëpinë e legjendes Bekim Berisha, nuk ka kush pergjigjet". Paj, tek e fundit shtëpi e tij ishte krejt Kosova. Po, ne a mund t'i pergjigjemi ndërgjegjes kombëtare se ku e kemi lënë Nënën e Legjendes? Pothuajse të vetme në shtëpi, mes dhembjes, sëmundjes e pleqërisë,   pa ndihmë as pension. Vetëm me zotin, me Zyrafetin e me Sadeten që përkujdesen për te dhe me kujtimin per Abin...
Më lart e theksova që të mos ma merrni për të madhe, dhe nuk duhet sepse unë do të merrem me shumë gjera që nuk me perkasin as mua dhe as profesionit tim, prandaj merreni shprehjet e mija si fjalë zemre e shpirti, të mijat, tuajat dhe të mabrë njerëzimit...
Pasi u çmallem, u gëzuam e u hidhëruam, u bëmë pelim, në derë hynë dy Doruntina, ishin këto dy simotra, Zyrafete Tolaj-Berisha, motra e Bekimit dhe Sadete Islamaj, një femer me karakter të pa shoq, i shnëdriste fytyra nga dëshira për t’u përshendetur me ne, jo pse nuk kishte me ke të përshendetej, por e thoshte nga zemra; “...ah ju shokët e AB-së !?”, e ku ta dija unë së çka donte të na thoshte vajza shtatëhedhur që ta zgjonte mallin e Kreshtave të Kosovës. Kur mësova emrin e saj, sikur ia mora inatin dhe i thash vetes; “eh, kjo qenka ajo që më 17 shkurt 2008, kisha lexuar artikullin në një gazetë, të gazetares Vjollca Ferizi”. Mendimi im për Sadeten, nga shkrimi i “gazetares” ishte krejtësisht i keqkuptuar, zaten duhet kuptuar së gazetarët nganjëherë duke u munduar të bëjnë mirë e bëjnë berllog deri në fytë, sepse kjo gazetarja “hyjneshë”, me apo pa qellim, me apo pa derigjimin e atyre që vazhdojnë të mos ia duan të mirën Nënës Fahrije e motres Zyrafete, është munduar ta injoroi, pa të drejtë, figuren e Sadete Islamit e me theks të veçantë t’ia pengoi dashamirët e familjes Legjendare të Bekim Berishës, apo edhe e gjen rastin që bashkë me shkrimin ta publikoi një foto të nënë Fahrijes, duke folur me të birin e saj Legjend, duke vjellur plot të pa vërteta me lapsin e saj... (nuk dua të merrem më shum me shkrimin e Vjollca Ferizit, sepse e vërteta flet ndryshe, por dua të thëmë një të vërtet shumë të madhe; se çdo nënë, ashtu si edhe nënë Fahrija, është e pa mundur të mos flasin me të bijtë dëshmor, zaten Legjendat flasin e ne s’i dëgjojmë dot, ndoshta nënat po...) Kur filloj Nënë Fahrija të na shpjegoi për angazhimin, punën, vullnetin e bamirësinë e Sadetes, unë gati sa nuk qaja nga gëzimi. “...Sadetja ka filluar të kujdeset për mua që nga shtatori i vitit 2000, dhe atë nga vullneti i mirë dhe pa asnjë copë interesi...” dhe vazhdonte me fytyrën e saj të qeshur, duke na shikuar drejtë e në sy; “...ajo m’i pastron rrobat, ma rregullon shtëpinë... Kur Sadetja është pranë meje unë ndihem e gjallë... Qohu bre Sadete e gostiti shokët e Bekimit...”, dhe e thërriste t’i afrohej për një përqafim të ngrohtë prindor. Edhe pse Zyrafeten e kishte ulur pran vetes, shihej se Sadeten s’mund ta ndaj nga vajza e saj. Pastaj vazhdonte Sadetja me rrëfimin e saj për nënë Fahrijen; “Nëna gjithmonë mbante pula, e kafshë tjera, sepse vëtem ashtu e ndiente veten të gjallë...me besoni apo jo, dua t’u thëmë diçka shumë të vërtet, nënën e dua shumë, edhe më 17 shkurt ishim bashk, unë do të vazhdoi të jam pranë Lokes, me gjithë veshtirësit që kam, por dua dhe do t’ia dal, sepse vetem kështu mund t’i dalim hakut kësaj nënë të madhe...” Sadetja kishte qenë e angazhuar gjatë luftës me terë qenien në krah të çlirimtarëve, publikimet e saj në opinion e kishin ngritur vleren e Luftës së Lavdishme të UÇK-së e mbi të gjitha është dhe do të mbetet me konsideratë të çdo çlirimtari për angazhimin e saj, përkushtimin dhe ndihmën që i ka ofruar e po vazhdon t’i ofroi një Nënë aq të madhe, nënë Fahrijes që për asnjë çast nuk me hiqet nga mendja përqafimi i saj dhe fytyra e qeshur tipike Bekimberishiane...

Search site

© 2014 All rights reserved.