NJERIU MUND TË KETË SHUMË DASHURI, POR KA VETËM NJË ATDHE

NJERIU MUND TË KETË SHUMË DASHURI, POR KA VETËM NJË ATDHE

 

Bisedë e qëllimtë:

Dibran Fylli dhe shtigjet e jetës së tij krijuese, artistike e atdhetare

NJERIU MUND TË KETË SHUMË DASHURI, POR KA VETËM NJË ATDHE

I lindur në Açarevë të Drenicës Ademjashariane, të mbaruar Akademinë për Teatër, Radio, Film dhe Televizion në Lubjanë, grupi regji të prof. Mile Korunj. Luftëtar i radhëve të para në UÇK. Pjesëmarrës i shumë betejave anë e kënd Kosovës. Më e veçanta ngelet Beteja e Grykës se Llapushnikut më 8 dhe 9 maj 1998, ku plagoset në vijën e parë të frontit, ballë për ballë me forcat serbe dhe gjithsesi ofensiva e 4 gushtit 1998, të Zabeli i Fyllave. Është anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës.

.............................................................

I vetmi regjisor në radhët e të lavdishmes UÇK. Si ndodhi dhe pse ?

Tani më kishte përfunduar koha e filmave, e dramave dhe e shfaqjeve, kishte filluar një realitet i ri me një skenar pak më ndryshe që quhej luftë çlirimtare. Fillimisht kishim të bëjmë me ngritjen ideologjike në radhët tona, ta njohim historinë tonë dhe ta njohim të vërtetën. Kurse hapi i dytë ishte që këto njohuri t´i përhapim në popull. Kjo ishte faza e radhës përmes se cilës angazhoheshim ne mobilizimit e shtresës më vitale dhe më të pastër të shoqërisë për rreshtimin e tyre ne radhët e UÇK-së, për rezistencë të armatosur kundër forcave serbe, për një luftë të drejtë e çlirimtare, për lirinë e atdheut siç na mësonte Komandanti Legjendar Adem Jashari. Unë i pata ftuar të gjithë kolegët, regjisor e artist, në një intervistë dhënë gazetës “Kombi”, që t’ia mësyjnë maleve të Drenicës për t’i parë skenat reale të luftës, sepse isha i sigurt se vetëm ashtu do të dinim që në liri ta nxjerrim të vërteten e luftës se lavdishme çlirimtare edhe në pjesën më të rëndësishme historike, pra në film. Por ja që sot filmat dhe donacionet e thukëta (kinse) për filmat që kanë të bëjnë me UÇK-në, po i marrin dhe po i punojnë ata që luftën e drejtë të UÇK-së e kishin konsideruar si jo reale dhe udhëheqësit e saj si njerëz të rebeluar.(a nuk është kjo për tu qeshur!?). Dua ta citoj një thënie të Jusuf Gërvallës, i cili thoshte; “Luftëtar i vërtetë dhe bir besnik mbetet vetëm ai që në çdo hap të tij bazohet në interesat e popullit”.

.............................................................

Edhe nëpër flakën e luftës çlirimtare kishte shfaqje artistike

Ajo ishte dhe mbetet pjesa më e mirë e jetës sime. Në fillim të shkurtit 1999, me një grup shokësh themelova Trupën Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së. Ishte luftë gjithandej Kosovës, ofensivat serbe nuk kishin të ndalur, por, edhe istikamet e çlirimtarëve ishin të pakapërcyeshme, kështu që më 6 mars, në përvjetorin e parë të Komandantit Legjendar, dolëm para publikut me shfaqjen “Ai është i gjallë” në Prekazin heroik, jo më larg se një kilometër prej forcave serbe. Për këtë shfaqje kanë folur, shkruar dhe vlerësuar kritik të artit gjatë asaj kohe dhe pas përfundimit të luftës. Unë thënë të drejtën, krahas pushkës-snajperit tim kam mbajtur edhe kamerën, fletoren dhe lapsin...

.............................................................

Krijimtaria letrare  

Përmbledhje poezish “Të fala nga Stambolli” Tiranë 1998, Argumente “Drenica dikur dhe sot” Tiranë 1998, Përmbledhje poezish “Ai është i gjallë” Rilindja Prishtinë 2000, “edhe kjo është pjesë e jetës” roman “KSH “Vorea Ujko” Klinë 2006, “Ditari i Tafrruk Tafrrukuci  të Tafrrukajve” komedi-humor, 2006, “Sharkia e Drenicës” këngë për luftën e Dëshmorëve të UÇK-së , 2007,  “1365 ditët e jolirisë”, Përmbledhje poezish, “UDHËT E SAKRIFICES”, ditar i luftës dhe i luftës për liri në liri.          

.............................................................

Projektet e  realizuara:

-Programi Artistik “Ai është i gjallë”, pjesa e parë, Likofc- Prekaz, 6 mars 1999.

-Ideator skenarist e organizator i Manifestimit Përkujtimor “Ditët e Përndritjës” tash “Epopeja e UÇK-së”, 5, 6 dhe 7 mars – e njohur si NATA e ZJARREVE. (edhe pse tash po pretendohet përvetësimi i autorësisë nga individ të papërgjegjshëm e hajdut të kohës në shekullin e mbrapsht).

-Autor i shumë skenarëve dhe organizator i dhjetëra Akademive Përkujtimore e Solemne

-Programi Artistik „Ai është i gjallë“, pjesa e dytë, (2000)

 -Ideator, skenarist e regjisor i Festivalit Folklorik „I këndojmë lirisë“, Klinë 6, 7 dhe 8 Qershor. (Edhe këtu pretendohet përvetësimi i autorësisë dhe ngjyrosja politike).

-Filmi artistik në dy pjesë “Deri kur...?”, i realizuar në vitin 1996

-Komedia „Kalanica e Kadiut“ 1997

-Skenari „Ai është i gjallë“, (masakrat e forcave serbe mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare dhe fryma Legjendare), “Betimi”, “Buka e djersës”, “Abetarja e Arbërit”...

.............................................................

Filma dokumentar:

-„Gjaku i Kosovës“, dokumentar për luftën e UÇK-së dhe shërimin e të plagosurve (filmi është punuar gjatë luftës në TV Klan dhe është edituar edhe ne TVSH 1998), -„Organizimi i shëndetësisë gjatë luftës“, dokumentar i promovuar ne Simpoziumin Ndërkombëtar  të Shëndetësisë në Prishtinë 29.09.1999. -dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Skënder Çeku (2000), -dokumentar kushtuar heronjve Nebih e Tahir Meha (kooproduksion me RTK-2001), - „Lindja dhe rrita e Bat. 40 të shëndetësisë të TMK-së“,(2001), - „Thyerja e kufirit, ideal i bashkimit kombëtar“,kushtuar Betejës se Koshares  (2001), - „Akademia e Mbrojtjes Tempull i dijës ushtarake”, 2 prill 2002, -„Vepër, jo fjalë“ me rastin e promovimit të 5 veprave letrare të publicistit Prend Buzhala (2008), -dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Mehedin Morina (2008), -„Fryma e lirisë zbutë dhembjen për liri“ kushtuar veprës heroike të Dëshmorit Faruk Elezi (2008), -dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Dëshmorit të Brigadës 112 Arben Haliti (2008), -„Jeta dhe lufta për liri“ kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Avni Zhabota (2008), -„Korbi, pjesë e betejave të përgjakshme për shthurjen e Jugosllavisë“-Mirush Dakaj-KORBI (2008), -monolog kushtuar luftës çlirimtare të ZO të Pashtrikut (2008), -dokumentar poetik „Krushqëzimi“ kushtuar 24 Dëshmorëve të Jezercit (2008), -dokumentar informativ „Libri ne shtegtim“ për krijimtarinë e krijuesit Isak Guta (2008), -monolog “Amaneti i kulles” kushtuar Dëshmorit të kombit Skënder Rexhepi (2009), -dokumentar „Gjaku i lirisë“ kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Fehmi Rama, (2009), -dokumentar “Krisma e Këngë”, për Dëshmorin Milaim Krasniqi (2010), -dokumentar sportiv “FASHIKO” (2011), Emisionin ekskluziv dokumentar “LUFTË PËR JETËN”, në 12 pjesë –RTK 2010/2011.

.............................................................

Rolet e realizuara në film

Prifti, në filmin “Princi i vogël”-Vibafilm Lubjanë (1989), Axha, në filmin “Deri kur?” (1996), Tafrruku, në komedinë “Kalanica e Kadiut” (1997), Plaku, në filmin “Vdekja në sy të motrës” (2001), Bejta, në filmin “Azem Galica” (2010-2011), Mësuesi, në filmin “Betimi” (2011).

 .............................................................

Momentalisht është duke punuar:

-Emisionin ekskluziv dokumentar “MBIJETESA”, i cili editohet në RTK. Në emision paraqitën filmime ekskluzive dhe argumente nga ditari i luftës, duke përfshirë tema të ndryshme që lidhën me luftën për jetë. E kush thotë se edhe sot nuk luftohet për të jetuar?

-Këtë muaj ka filluar me xhirimin e skenave të para të filmit artistik “BETIMI”,  ngjarja fillon në Kosovë, vazhdon diku jashtë, duke u rikthyer prapë në Kosovë me tregimet e jetës se Betimit në luftë dhe duke përfunduar me një tregim të pas luftës, betimi i ushtarit të UÇK-së dhe lufta e drejtë e tij.

.............................................................

Më se tepermi nervozohet kur i degjon fjalët: “Falë zotit që na solli NATO-në e na çliroi”

Lufta në Kosovë mori fund, me largimin plotësisht të Forcave të Armatosura të Serbisë nga krejt Kosovë, më 21.06.1999. Nga vetë forma dhe mënyra sesi u zhvillua kjo luftë, ajo pati karakteristikat e veta të veçanta. Për këtë studiues, historianë, politikanë, ushtarakë, analistë të fushave të ndryshme dhe nga vetë luftëtarët e UÇK-së, janë dhënë opsione e mendime profesionale, nëpërmjet intervistave e shkrimeve, që ata kanë trajtuar. Përmbajtja e tyre është paraqitur me superlativa pothuajse për gjithë tërësinë e zhvillimeve të saj. Vlerat e kësaj lufte, gjatë këtyre zbërthimeve, dalin shumë kuptimplotë dhe plotësisht të arsyeshme, si për luftëtarët e UÇK-së që e zhvilluan, ashtu edhe për Forcat Ajrore të NATO-s që e mbështetën atë.

Por gjatë këtyre të dhëna dhe shkrimeve të trajtuara, individë të veçantë, duke nënvlerësuar rolin e UÇK-së, kanë arritur deri atje, sa të ngrenë duart drejt qiellit dhe të shprehen: “Faleminderit Zot që na e solle NATO-në e na çlirove”. Në sqarim të këtij predikimi, duke u mbështetur në eksperiencat e luftërave të zhvilluara dhe argumenteve përkatës teorikë e praktikë, të doktrinave ushtarake bashkëkohore të këtyre kohërave moderne, thekson se NATO-ja, nëse dëshironte të çlironte Kosovën, më lehtë dhe fare pa shpenzime do ta kishte bërë, kur Jugosllavia ishte zënë në tre fronte, me Slloveninë, Kroacinë e Bosnjën dhe hapja e frontit të katërt në Kosovë, për Jugosllavinë do të ishte vdekjeprurës.

Mirëpo NATO-ja, duke u nisur nga kriteret dhe parimet e doktrinës së përbashkët të Atlantikut Verior, nuk mund të ndërhynte ushtarakisht, pa lindur faktori i brendshëm. Kur në Kosovë doli dhe u njoh publikisht UÇK-ja, me Kryekomandantin famëmadh Adem Jasharin, si faktor vendimtar e me misionin për një luftë të drejtë, NATO-ja, në zbatim të rezolutës 1244 të OKB-së, ndërhyri ushtarakisht në Kosovë me Forcat Ajrore, duke mbështetur direkt e fuqimisht UÇK-në në tokë, si forca kryesore dhe e vetme tokësore, për realizimin e qëllimeve të saj. NATO-ja, duke ndërhyrë në Kosovë, në përputhje të plotë me një mandat të OKB-së, realizoi një pjesë të detyrave të veta strategjike sipas afateve të ndryshme, që i di vetë ajo, ndërsa UÇK-ja, nëpërmjet strategjisë së më të fortit, në bashkëveprim të ngushtë me aleatë e miq të rinj brenda këtij koalicioni ushtarak, realizoi e qëllimin final strategjik të saj, largimin njëherë e përgjithmonë të hordhive serbe nga Kosova. Secili për pjesën e vet, emërton kryesor atë që i duket më i nevojshëm e i domosdoshëm. Për UÇK-në, më jetike ishte liria e popullit të vet.

Riza Greiçevci

Search site

© 2014 All rights reserved.