Rakip Megjuani - PËR MASAKRËN E TIVARIT JANË PËRGJEGJËS MIQTË SERBOSLLAVË TË SALI BERISHËS

PËR MASAKRËN E TIVARIT JANË PËRGJEGJËS MIQTË SERBOSLLAVË TË SALI BERISHËS

Enver Hoxha, vepra 33. fq. 259-260...

Kurrë nuk do të harrojë popullsia shqiptare në Jugosllavi ngjarjen e hidhur të vjeshtës së vitit 1944, kur banda Tito-Rankoviç arrestoi në Tetovë 10.000 shqiptarë dhe pushkatoi pa gjyq 1200 prej tyre, pa bërë fjalë për ata që vdiqën në burgje...
...gjenerali Apostolski, komandant i atëhershëm i Brigadës së Parë Maqedonase, u përgjigj:  Dhe Vukmanoviç Tempo i cili ishte i pranishëm atëherë urdhëroi: ...

Në nëntorin e vitit 1944 mijëra fshatarë të pafajshëm u pushkatuan rrugëve të Maqedonisë, u dogjën në zjarr, u infektuan me qëllim dhe vdiqën nga tifoja...
...masakrën e Drenicës të dimrit të 1944-ës kur divizionet jugosllave, nën pretekstin e spastrimit nga elementët armiq, rrethuan zonën e çliruar të Drenicës dhe masakruan rreth 30.000 burra, gra, pleq e fëmijë shqiptarë... asgjësimi i popullsisë shqiptare në përgjithësi...

Mbi 2.000 shqiptarë në Mitrovicë, më se 1.000 të tjerë në Gjilan, mijëra shqiptarë që shkuan si partizan në brigadat jugosllave... u vranë me plumbin pas kokës...

Qindra shqiptarë të tjerë të rekrutuar ushtarë nga jugosllavët, u pushkatuan prej tyre gjatë rrugës Prizren-Tivar. 1200 djem shqiptarë që kishin mbetur nga ky udhëtim tragjik, u pushkatuan në Tivar.

Në Gorica të Triestes më shumë se 2.000 djem shqiptarë nga Maqedonia, të mobilizuar në brigada pune, u mbytën me gaze helmuese...

Nga të dhënat e dëshmitarëve e të dokumenteve del se më shumë se 40 000 veta kanë rënë pabesisht nga plumbi, bajoneta dhe helmi i agjenturës titiste gjatë viteve 1944-1948...

Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare (1844-1990) Tiranë 1992. Fq. 451-2 ...

Vetëm komandat e qarqeve kishin njoftim për këtë marshim drejt detit, anës së Drinit. Doemos që hollësi të tjera mund të dinte vetëm Koçi Xoxe. Fakti që kjo forcë marshonte pa armatim dhe e shoqëruar me një brigadë të tërë malazeze të armatosur... një gjë ishte e sigurt: askush në Shqipërinë Veriore nuk mund t'i krijonte pengesa e jo më ta rrezikonte "marshimin e Kosovës për në luftë" dhe se askush, brigadën malazeze nuk do ta pengonte e rrezikonte për derisa ishte e "shoqëruar me një forcë shqiptare të Kosovës... "udhëheqja strategjike serbosllave e justifikonte shoqërimin e kolonave kosovare nëpër Shqipërinë e Veriut... me reaksionin e madhë shqiptar dhe rrezikshmërinë e tij...
Shaban Sinan Mema, që i përkiste grupkolonës si njëri nga dëshmitarët e kësaj skene tragjike tregonte... pushkët që i kishim nai hoqën na thanë do të armatosemi e vishemi diku tjetër, në Shqipni a në Mal te Zi... përse po ndodhte kështu këtë mund ta dinin më mirë Aleksandër Rankoviçi në Beograd dhe Koçi Xoxe në Tiranë...
Fq. 456: ...A.Rankoviçi, u detyrua të pohojë vetëm një pjesë të vogël të krimit se gjatë "rrugës Prizren-Ulqin janë vrarë pa faj 400 veta si rast i gabimeve të organeve më të ulëta"...

Dr. Hakif Bajrami, Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993. Fq. 205-7:

Kush ishin kriminelet që dhanë urdhër për plojë në Tivar. ... Në fakt një asi Plani ndër të parët në Mal të Zi e morri Brigada e parë e Bokelit. Ajo brigadë... në shkurt të vitit 1945 do të hyjë në Kosovë udhëheqësia e asaj Brigade do të bëjë krime të papara sidomos në territorin e Pejës, Istogut, Drenicës dhe Gjakovës. Në këto territore me urdhra kriminele do të veçohet sidomos Komandanti i Brigadës Bozho Jovanoviqi, ai kishte deklaruar: "Do ta pastrojmë Kosovën prej PLISAVE të bardhë, por këtu nuk ka deti si në Tivar për ti zhdukur kufomat. Prandaj do ti djegim ti bëjmë shqiptarët shkrumb e hi. Vetëm atëherë do të ndërtojmë kolonit tona të ëndërruara në Kosovë...
Sipas dokumenteve sekrete që ruhen në arkivin ushtarak në Beograd e që ishin të lejuara për opinion (prej vitit 1975 e këndej) del qartë se krimin në Tivar e kishte përgadit edhe Bllazho Jovanoviqi... Nikolla Gushoviqi, Millo Medakoviq...Ratko Vujoviq, i njohur si vrasës i 180 shqiptarëve të lidhur në një greminë afër Gjilanit, Novak Bullatoviq i njohur si vrasës i grave dhe fëmijëve nëpër fshatrat e Gjakovës, Tom Popoviqi i njohur si vrasës në dy lokalitetet e Llapit... S. Mrgjanoviq, Pavle Brajeviq, Sava Drleviq, Danillo Maroviq, Vojisllav Cfetkoviq, Spasoje Gjakoviq, Dushan Mugosha, Pavle Joviqeviq, Zhivojin Qurqiq-Segja e shumë të tjerë... njëfar Gashiqi dhe Rolloviq...

Enver Hoxha, Titistët. Tiranë 1982. Përmbajtja: ...

Grindje e ashpër me Tempon në verën e 1943-shit, Koçi Xoxe - "rekruti" i parë i Tempos...
Tre hapat e "misionit Stoiniç": i pari largimi nga Shqipëria i Miladin Popoviçit; i dyti përçarja e Byrosë sonë Politike; i treti - përçarja e KQ të PKSH dhe dënimi i udhëheqjes sonë kryesore...
Diskutimi i V. Stoiniçit- platforma Titiste për nënshtrimin e PKSH dhe gllabërimi e Shqipërisë...
Kabineti i 7-të për.. Shqipërinë në kancelarinë e Federatës Jugosllave...
Koçi Xoxe merr revanshin Acarim i mëtejshëm i gjendjes në Byronë tonë Politike...
Beogradi kërkon eliminimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PKSH.
Shpërthimi i sulmit të egër kundër PKSH, udhëheqjes së saj dhe vijës së ndjekur. Koçi Xoxe e Pandi Kristo në veprim për realizimin e planeve te Titos.
Një ndalesë e shkurtër në Beograd... Koçi Xoxen e thërret në takim të fshehtë Rankoviçi.Ai ngarkohet të kontrolloj veprimtarin tonë.
Nako Spiro insiston për vënien e Mehmet Shehut në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Tezat ushtarake te Tempos.
Gjeneral Hamoviçi kërkon krijimin e një komande unike.
Gjenerali Kupreshanin në Tiranë. Titoja: " Ju lutem të ja jepni bazën në Korçë për një divizion"... Njoftim Stalinit për çështje e divizonit jugosllav... Sulm i përbindshëm i Koçi Xoxes e të tjerë kundër Partisë e kuadrove të saj të shëndoshë.
Kupreshanin, Zllatiç e të tjerë: "Titoja do që ju të kërkoni vetë bashkimin me Jugosllavin...
"Letra historike e Stalinit. Largimi i turpshëm i të dërguarve të Titos nga Shqipëria...

Jahja Lluka, Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja e rrethina në vitet 1912-1994. Prishtinë 1997. Fq. 66.

Për likuidim ishin paraparë: Fadil Hoxha, Ismet Shaqiri, Xhevdet Hamza, Avdi Bakalli, Ymer Pula, Xhavit Nimani, Musa Efendia, Alush Gashi, madje Sinan Hasani e Ali Shukria etj.

postuar nga: Rakip Megjuani

 

Search site

© 2014 All rights reserved.