VETËM NJERËZIT, NDËR TË TJERA, TË LIGJ – DHE MË TË LIGJTË - DHE TË POSHTER – DHE MË TË POSHTRIT, BËJNË ÇKA MUNDEN DHE ÇKA GUXOJNË DHE JO ÇKA DUHET (REAGIM)

( Reagim ndaj qëndrimit dhe sjelljes jo vetëm tmerrësisht të pa edukatë; jo vetëm të papërgjegjshme dhe jo vetëm tejçnjerëzore të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ministrave të tij dhe të Kosovës, Fatmir Limajt dhe Enver Hoxhajt, kundrejt rastit të vdekjes dhe vdekjes së Shyqëri Durakut, por, gjithsesi edhe të qëndrimit dhe sjelljes së këtyre zotrotëve edhe gjatë ditëve të pasvdekjes së Shyqëriut…)

 

... Kur e mora lajmin fare të papritur; shumë të hidhur dhe sa s´ka më të zi për vdekjen e vëllait tim, Shyqëri Durakut, patjetër që u trondita e u mërzita edhe shumë më shumë sesa që do të isha tronditur e mërzitur sikur për vëllain tim, Shyqën, tashmë të ndjerë, të kisha marrë lajm se do kishte vdekur më tjetër qysh dhe në kushte e rrethana më tjera nga ato që mora lajmin se, vërtetë kishte vdekur dhe si kishte vdekur! Se në çfarë rrethanash, si dhe qysh ka vdekur Shyqëri Duraku atë mbrëmje shumë ngashëryese të 30 majit 2008 te “Guri i Zi” në motelin “Drini” pranë magjistrales Prishtinë-Pejë afër Klinës; por, edhe për rrjedhën e ngjarjeve pasuese të ditëve pasvdekjes së Shyqëriut, ka shkruar në mediat elektronike, poeti dhe publicisti i pavarur, z. Tafil Duraku me datën 09.06.2008 me titull “ Turpi” “Institucional “ ( ! )... Edhe unë, ndodhinë në fjalë, patjetër e konsideroj “Turp” “ Institucional” ; por, unë e konsideroj dhe e quaj edhe “Tej...turp”; bile, edhe shumë më keq dhe shumë më shëmtuar edhe se sa kështu dhe kaq! Mark Tueni, në një libër të tij, diku, (nëse nuk gabohem) pos të tjerash thotë edhe kështu disi: “Njeriu dallon nga kafsha vetëm për mundësinë dhe aftësinë e tij që në raste të duhura të turpërohet dhe të skuqet”!... Atë mbrëmje të 30 majit 2008 të thirrur dhe të organizuar në radhë të parë, nga Ti, z. kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe nga ministrat tu, z. Fatmir Limajt dhe z. Enver Hoxhajt, ndër të tjerët, aty, pra, ishte i ftuar edhe Shyqëri Duraku, mësimdhënës i edukatës së arteve figurative në Klinë...dhe, pa asnjë dyshim, vetëm për t´i dhënë kuptim sa më të shumtë e sa më të mirë dhe, edhe për ta zbukuruar e madhështuar atë mbrëmje; por, në radhë të parë, për të të nderuar asisoj Ty si kryeministër të Kosovës por, edhe si kushëri dhe gjithsesi për t´i nderuar edhe ministrat tu e të Kosovës të pranishëm në atë mbrëmje; por, ta merr mendja për t´i nderuar edhe të gjithë të pranishmit tjerë, aty, Shyqëri Duraku fare nuk përton që të ta plotësojë madje edhe dëshirën dhe kërkesën tënde të veçantë, z. kryeministër dhe të ministrave tu në radhë të parë, -që të vallëzojë...dhe, vallëzon Shyqëriu, aty, për Ty z. kryeministër, Hashim Thaçi dhe për Ty kushëri Hashim, -vallëzon Shyqa aty për juve që t´iu nderojë dhe që t´iu kënaqë e gëzojë juve... vallëzon Shyqa për juve, para juve, në mesin tuaj dhe me juve; bile, vallëzon si artist i njëmendët siç edhe ishte në mënyrë të jashtëzakonshme dhe shumë artistike, qysh e dëshmojnë edhe të gjithë të pranishmit aty atë mbrëmje!... Dhe, madje duke vallëzuar Shyqëriu me ministrin tënd, z. Fatmir Limaj dhe me të tjerët, Shyqëriu, pra, krejt papritmas, siç e dini dhe si e mbani n´mend ju të gjithë që ishit prezent në atë mbrëmje, goditet nga sulmi në zemër, dhe në atë mënyrë nga duart tuaja bie në tokë Shyqëriu fatkeq për të mos u çuar më kurrë!?... Bie në tokë dhe vdes Shyqëriu aty tek këmbët tuaja; bie dhe vdes aty midis jush; vdes Shyqa aty në praninë tuaj dhe para juve, prapa juve dhe përbri juve dhe në “mbrëmjen” e juaj, sepse ishte mbrëmje e thirrur dhe e organizuar nga ju, o , z. kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ju, o , zotërinj ministra të Hashimit dhe të Kosovës, Fatmir Limajt dhe Enver Hoxhajt!?! Por, megjithatë, Ti z. kryeministër dhe ju zotërinj ministra të kryeministrit, as që denjuat ta vërenit se aty tek këmbët tuaja ra në tokë dhe vdiq njeriu i cili ishte duke u gëzuar e vallëzuar për dëshirën tuaj dhe bashkë me juve!?! Ju, s´begenisët as që ta shihnit, as të ndienit, as të dinit dhe as të kuptonit se aty u shkëput nga duart tuaja dhe ra në tokë e vdiq Shyqëri Duraku i cili ato çaste të para vdekjes së tij ishte pikërisht duke i ua plotësuar dëshirën dhe kërkesën tuaj...Pra, ishte duke vallëzuar pikërisht për Ty, o, Hashim, për të të nderuar Ty dhe ministrat tu që ishin me Ty, së bashku atë mbrëmje!?!... Dhe, ka të ngjarë plotësisht që ju as s´e keni parë, as s´e keni ndie, as s´e keni ditur dhe as s´e keni kuptuar se çka ndodhte e çka ndodhi para syve tuaj e para hundëve tuaja dhe tek këmbët tuaja atë mbrëmje në të vërtetë sepse, sigurisht keni qenë të verbuar nga vetëkënaqësia e “pushteteve tuaja” që ua kanë rritë mendjen së tepërmi; çka, as mua s´më mbetet tjetër që t´u dëshirojë veç t´ju shumëdëshiroj që t´ju rritet mendja edhe më, -dhe , ju rrittë edhe më tej!!!...Por, ja, edhe le ta zëmë se atë mbrëmje kur Shyqëri Duraku vdes para syve tuaj dhe tek këmbët tuaja, ju, përpos që keni qenë nën autosugjestionin e psikozës së titujve tuaj: “kryeministër”, “ministra” e, edhe kushedi çfarë titujsh tjerë, si dhe të kapardisur dhe vetëmagjepsur nga “pushtetet” tuaja, mbase keni qenë edhe të dehur nga alkooli që keni pirë, ose edhe nga kushedi çka tjetër, atë mbrëmje –zdërhalljeje, dhe asisoj, s´keni parë, as s´keni ndier, as´s´keni ditur dhe as s´keni kuptuar se çfarë ndodhte dhe çfarë kishte ndodhur rreth jush, tek këmbët tuaja, para syve tuaj e nën hundët tuaja atë mbrëmje; apo, të mbërthyer ju nga gjendje dhe shajni që i theksova, ka mundur t´ju ketë dukur vdekja e atij farë Shyqëriut si një vdekje mize apo si një vdekje milingone!?!... Veçse, ju, as të nesërmen kur duhesh të ishit kthjelluar nga eventualisht dehja e asaj zdërhalljeje të asaj mbrëmje të kaluar, kur varroset Shyqëriu i ndjerë, ju, lëre që asnjëri nga ju nuk merr pjesë në varrimin e tij, por, juve as nuk ju shkon ndërmend bile që ta dërgoni së paku një përfaqësues që, nëse jo në emër të “Institucioneve” tuaja, të paktën në emër tuaj, si njerëz t´ia bënit nderimet e fundit atij njeriu i cili vdiq në përkushtim tuaj; i cili vdiq duke ju nderuar juve e duke ju argëtuar juve o, krijesa çnjerëzore; o , krijesa ndër më të ligjtë e mundshëm dhe sa s´ka më të poshtra dhe jo vetëm kështu dhe kaq!?!... Mua personalisht, shpeshherë më ka ndodhur të shoh nëpër filma dokumentarë, por, më ka rastisur të shoh dhe konstatojë edhe drejtpërdrejt, kur kafshë të ndryshme, edhe pse ato nuk kishin mundësi që të flisnin, ato me sytë e tyre dhe me gjestet e tyre në rrethana dhe situata të caktuara dhe adekuate, e shprehnin aq qartazi turpin e tyre, keqardhjen e tyre apo edhe skuqjen e tyre që përjetonin e ndienin aso çastesh sa, zotrotet fodull e arrogantë: Hashim Thaçi, Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj, duhesh t´iua kishin shumë –shumë –shumë jo vetëm zili!?! Madje, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministrat e tij, Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj, lëre që nuk begenisin as që të shkojnë në “të pame” për vdekjen e Shyqëri Durakut dhe lëre që as nuk dërgojnë askënd që ta kryente në vend të tyre atë obligim aq të domosdoshëm njerëzor dhe moral; por, kryeministri, H. TH. dhe ministrat e tij, ministrat e Kosovës dhe të popullit të Kosovës, F. L. dhe E. H. Nuk begenisin dot që, as familjen apo qoftë edhe ndonjë familjarë të të ndjerit Shyqëri Duraku, ta ngushëllonin, qoftë, madje, edhe me një telegram, me një fjali, apo paksëpaku, me një telegram qoftë edhe me një fjalë!?!... Kushedi, ndoshta qenka dashur që të ndodhë kjo vdekje o , kryeministri i Kosovës dhe ju o, ministrat e Kosovës në fjalë që t´iu njihja kaq mirë dhe kaq përfundimisht!?! Dora-dorës dhe në këtë çast nuk po më kujtohet dhe nuk po jehon asgjë më shumë, më insistueshëm dhe imponueshëm sesa fjala “kur magjupi u ba pashë e ka mbytë babën e vet”. Ndërkaq, unë e di saktësisht se përse “magjupi e ka mbytë babën e vet” (!?!)... Le të merremi vesh mirë se, unë me asnjë kusht dhe në asnjë mënyrë nuk po kërkoj as nuk po aludoj dhe as nuk do kërkoja kurrë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast as vëmendje, as ndere dhe asfar privilegje nga Ti, o , kryeministri i Kosovës, H.TH. dhe, as nga ministrat tu në fjalë; por, po kërkoj dhe do kërkoj fort llogari nga ju, sepse ju me përgjegjësinë tuaj, të paktën me përgjegjësinë tuaj zyrtare që keni pasur atë mbrëmje të 30 majit 2008, ndaj sjelljes dhe qëndrimit tuaj karshi Shyqëri Durakut, atë mbrëmje por, dhe ditëve pas asaj mbrëmjeje të 30 majti 2008, vetvetishëm dhe arsyeshëm lënë të kuptohet dhe nënkuptohet shumë qartë; deri edhe brutalisht qartë se, Ti, z. kryeministër dhe ministrat tu në fjalë, plotësisht tendenciozisht pretendoni dhe qëllimoni që përpos edhe Shyqëri Durakut e vdekur, ta fyeni, ta komprometoni, ta lëndoni, ta dëmtoni shumëanshmërisht, e , kushedi edhe çka tjetër, edhe familjen e Shyqëri Durakut si dhe vëllezërit dhe motrat e tij dhe më gjërë!?!... “ Dardha e ka bishtin mbrapa”, o z. kryeministër dhe ju o ministra për të cilët e kam fjalën! Dhe, asaj “dardhe” do t´i shkoj nga bishti ngadalëngadalshëm!?!... Unë, Zeqir D. , vëllau tashmë i të ndjerit, Shyqëri Durakut, e kam njohur dhe e njoh më mirë se kushdo tjetër SH.D. prandaj, më bindjen dhe sigurinë më të plotë të drejtohem dhe të them, Ty, o, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe ministrave tu, Fatmir Limajt dhe Enver Hoxhajt se, veçanërisht sa i përket pikëpamjes njerëzore, asaj kombëtare, atdhetare dhe patriotike, Ti, z. kryeministër i Kosovës dhe ministrat tu në fjalë, sepse po ju njoh fort mirë tashmë edhe juve, po të ishit ju më të vetëdijshëm, më të ndershëm, më të pakompleksuar, më normalë dhe më të shpenguar jo vetëm nga fodullëku nga i cili jeni të kapërthyer keq dhe, po të ishit edhe të sinqertë dhe realë, atëherë, Shyqyri Durakut do t´ia kishit pasur sa shumë zili dhe smirë për karakterin, virtytet dhe cilësitë e tij qoftë edhe tashmë për së vdekuri!?!Asnjë arsye, asnjë përligjje dhe asnjë shkak të ndershëm, real dhe të shëndoshë, përveç arsyeve dhe shkaqeve që pak a shumë i përmenda lakonikisht këtu më lart; por, edhe përveç shkaqeve dhe arsyeve veçanërisht politike, ju, nuk keni pasur dhe as nuk keni as s´do të mundeni për të pasur ndonjëherë shkaqe dhe arsye tjera për sjelljen dhe qëndrimin tuaj krejt të pashembullt dhe primitivisht e egërsisht të papërgjegjshëm e çnjerëzor ndaj vdekjes së Shyqëri Durakut dhe ditëve përcjellëse të kësaj vdekje ndaj familjarëve të të ndjerit Shqyqëri!?!... Të jesh më se i bindur o, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ju o, ministrat e Kosovës, Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj se, asnjë shkja qoftë nga të gjallët apo qoftë edhe nga të vdekurit, kurrë nuk do të ishte sjellë ashtu sikurse ju paskurpullisht dhe papërgjegjshmërisht e çnjerëzisht, po të kishte qenë në përgjegjësinë dhe pozitat tuaja, sikurse jeni sjellur ju ndaj Shyqëri Durakut me rastin e vdekjes së tij atë mbrëmje të 30 majit 2008 por, edhe ditëve tjera pas asaj mbrëmjeje, ndaj familjarëve të të ndjerit , Shyqëri Durakut!!! Me sjelljen, qëndrimin dhe shembullin tuaj me rastin e vdekjes së Shyqëri Durakut dhe ceremonive përbërëse dhe përcjellëse të këtij rasti, po vërtetohet më së miri o, kryeministri i Kosovës , Hashim Thaçi dhe ju o, ministra të Kosovës dhe “popullit të Kosovës” se, morali apo amorali dhe vlera e vërtetë apo pavlera e një njeriu apo e njerëzve të caktuar po u shihka dhe po u vërtetojka më së miri vetëm atëherë kur ai njeri apo ata njerëz paskan pushtet, madje edhe pa shtet dhe qenkan në pushtet !?!......Ta dini mirë, pra, o, kryeministri i Kosovës dhe ju o, ministra në fjalë se, turpin, marrëzinë, ligësinë, papërgjegjshmërinë, çnjerëzinë etj, etj, etj, të ngjashme me këto, e si këto që i zbatuat dhe vërtetuat me sjelljet dhe qëndrimet tuaja me rastin e vdekjes së Shyqëri Durakut, nuk do të mund t´jua shlyejë as nuk mund t´jua lajë as koha dhe as ujërat e deteve dhe oqeaneve!!!Por, edhe në ndodhtë që koha t´jua shlyej dhe ujërat e deteve dhe oqeaneve t´iua lajnë turpet e tej... turpet dhe tej... çnjerëzitë tuaja në fjalë, atëherë, ta dini mirë se, Zeqir Duraku nuk do t´iua shlyej kurrë, as kurrë nuk do t´iua falë jo vetëm tej... turpet dhe tej... çnjerëzinë tuaj të bërë ndaj Shyqëri Durakut të ndjerë dhe familjes së tij të ngushtë dhe të gjërë!!! Sjellja dhe qëndrimi yt personal o, Hashim dhe o, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe sjellja dhe qëndrimi i ministrave, Fatmir Limajt dhe Enver Hoxhajt ndaj rastit në fjalë, nëse shikohet sadopak edhe me sy kritik dhe analitikisht, menjëherë hetohet dhe dallohet padiskutueshëm se sjellja dhe qëndrimi juaj ndaj rastit për të cilin po flasim, sa është me pretendime fyese, maltretuese, lënduese, poshtëruese, komprometuese, diskredituese, dëmtuese, etj, etj, etj, është, së paku, me po aq pretendime edhe politike deri më vulgaret, më brutalet, më të ulëtat dhe më të zezat!?!... Por, asisoj, sidomos Ti, z. kryeministër, Hashim Thaçi, por, edhe dy ministrat në fjalë keni kuturisur keq dhe pandreqshmërisht që nuk keni menduar fare ose keni menduar pamjaftueshëm para se ta sendërtoni sjelljen dhe qëndrimin tuaj aventuresk për të cilën sjellje dhe qëndrim është edhe fjala në këtë reagim! Kur vdes aty ku vdes dhe ashtu si vdes, Shyqëri Duraku, Ti, kryeministri i Kosovës dhe ministrat tu në fjalë, a nuk ju shkoj fare në mendje me atë rast por edhe ditëve të tjera se, nëse vdiq Shyqëri Duraku, ai i ka plotë familjarë tjerë gjallë!? Apo, as kjo gjë “pa rëndësi” dhe “vogëlsirë” nuk ju ka bërë përshtypje fare dhe as që ju ka shkuar fare në mendtë e rritura të zotroteve tuaja, sepse, tashmë jeni bërë ehu, “kryeministër” !!! Dhe, jeni bërë “ministra” !!! Dhe, ju , tani “vrani e kthjellni” dhe “ qiellin me duar e kapni”!?!... Është e vërtetë se “rasti është mbret i botës” , veçse atë që rasti e bënë mbret, ai nuk do të mund të jetë mbret as i vetes së vet!?!... Hashim, sidomos faj dhe gabimi yt më i madhi dhe gjithsesi për Ty edhe më bumerangu është që je sjellur si je sjellur dhe ke qëndruar si ke qëndruar në rastin në fjalë, duke mos pasur parasysh fare, o, t´u qorrofshin sytë, se Zeqir Duraku është vëlla i Shyqëriut dhe se, Zeqir Duraku, është ende gjallë!?! Apo, përkundrazi, je sjellur dhe ke qëndruar si je sjellur dhe si ke qëndruar gjatë rastit në fjalë, që t´i tregosh edhe Zeqir Durakut se, sa lart je ngritë dhe se, je “sovran” edhe mbi Zeqir Durakun e gjallë, plotësisht!?! Po, z. Hashim Thaçi, Ti u bëre edhe kryeministër i Kosovës, madje! Veç, ta dish mirë z. Hashim Thaçi, madje edhe kryeministër i Kosovës se, Zeqir Duraku, nuk ta ka lakmi fare për asgjë!!! Unë, Z.D. tërë jetën time, dhe veçanërisht deri më 1998 kam punuar, vepruar dhe luftuar duke synuar këmbëngultas ditë e natë që shqiptarët të vetëdijesoheshin si duhej e lypsej dhe të bënin atë që duhej bërë domosdoshmërisht!!! Këtë e dinë fort mirë të gjithë ata që më njohin pak a shumë, miq të mi apo armiq!?! Madje, edhe idenë, propozimin dhe kërkesën haptas dhe zyrtarisht për krijimin e Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës e kam bërë pikërisht unë, Zeqir Duraku, qysh në tetor të vitit 1984 në ambasadën e Shqipërisë në Vjenë, ku aso kohe ambasador aty ishte, z. Simo Vogli, ndërsa atashe i tij ishte, z. Engjëll Kolaneci dhe, e pata bërë këtë propozim dhe këtë kërkesë tamam aty, se, e dija mirë që të paktën nga ajo ambasadë, pastaj, patjetër do të dilte e vepronte ajo dhe kjo ide, propozim dhe kërkesë e imja dhe asisoj do të përhapej, do të dëgjohej, do të frymëzonte e do të provokonte shqiptarët gjithandej! E, nëse ndokush e vënë në dyshim sadopak këtë që them , atëherë le të shkojë në ambasadën e Shqipërisë në Vjenë të Austrisë dhe le të pyet dhe le të gjurmojë sepse, e di që idenë, propozimin dhe kërkesën në fjalë i patën shënuar atëherë aty në ambasadë. Ndërkaq, ilegalisht, kam qenë ushtar e luftëtar vazhdimisht aktiv për çlirimin dhe lirinë e Kosovës qysh prej vitit 1971! Kurse, se edhe vet Adem Jashari në radhë të parë, është hedhë në veprim dhe ka bërë çka ka bërë dhe si ka bërë dhe është bërë çka është bërë, -frymëzimet lëvizëse dhe frymëzimet më të mëdha i ka marrë dhe i ka pasur, pikërisht nga idetë e Zeqir Durakut, ore z. kryeministër, Hashim Thaçi !? Këtë që sapo e thashë, e dinë dhe e kanë thënë sheshit (por, nuk e di a e thonë dhe a do ta thoshin edhe sot), shumë kohë para meje, që medoemos (po e them vetëm tash), edhe të gjithë shokët e Adem Jasharit por, dhe të tjerë që e kanë njohur Ademin pak a shumë në këtë kuptim dhe drejtim! Zoti kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe ju zotërinj ministra të Hashimit edhe të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj, do të kisha çka t´u thosha edhe shumë e shumë çka tjetër, por, nuk po ju them dashas dhe qëllimisht sepse, unë, jam jo vetëm mbret, por, jam edhe Zot i vetvetes, plotësisht!

 

Postuar më datën: 2008-07-13 15:15:55 - Zeqir DURAKU (https://lajme.dervina.com/2887-1567:187/)

 

 

Search site

© 2014 All rights reserved.